Aksident në afërsi të Nashecit

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çastesh në afërsi të fshatit Nashec të Prizrenit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar foto në adresë të portalit Gazeta e Prizrenit. Pos dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ende nuk është deklaruar për rastin.