12-11-2025

Prizren

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në rrugën “William Woker” në Prizren. Sipas policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, raporton Gazeta e Prizrenit. Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, por nuk jepen detaje se për cfarë vepre ishte dënuar.

Kryeministri Kurti premton shumë për rininë: S’kanë komunikuar me juve – do të jeni pjesë aktive e jona

Kryeministri Kurti ka merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”në Prizren, të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Në këtë konferencë, Kurti dha fjalë premtuese për të rinjtë duke thënë se më herët është bërë pak për ta dhe se tani qeveria po punon që ata të bëhen pjesë […]

Gjykimi ndaj zyrtarëve të Suharekës, dëshmitari thotë se s’është në dijeni se objekti i tij ishte inspektuar

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj ish-drejtoreshës së Inspekcionit, Jehona Rrafshi – Lumi dhe inspektorit të ndërtimit Hafir Maliqaj në Suharekë, dje është dëgjuar dëshmitari Xhevdet Rexhepi, me ç’rast ka deklaruar se nuk është në dijeni për inspektimet rreth ndërtimit të objektit “Viva Fresh”, pronë e tij. “Unë nuk kam informatë lidhur me […]

Kurti me 5 ministra sot në Prizren

Kryeministri Albin Kurti sot do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren. Bashkë me të do të jenë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën […]

Gjendje e rënduar nga vërshimet në Krushë të Vogël (VIDEO)

Uji ka vërshuar sipërfaqe të mëdha në fshatin Krushë e Vogël të Prizrenit. Sipas një lexuesi që ka dërguar edhe një video, një pjesë e tokës tashmë ndodhet nën pushtetin e ujit, pasi lumi ka dalë nga shtrati, raporton Gazeta e Prizrenit.  

Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023

Kurti e Murati nesër në Prizren, e prezantojnë para qytetarëve buxhetin për vitin 2023. Në një takim me qytetarë në Prizren, Qeveria e Kosovës njoftoi se do të prezantojë Buxhetin për viti 2023. “Nesër jemi në Prizren, në orën 15:00, në sallën Dokukino”, njoftoi Qeveria. Njoftimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet […]

Prizreni formon Shtabin Emergjent për gatishmëri emergjente nga të reshurat e shiut

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për themelimin e Shtabit Emergjent për gatishmëri emergjente lidhur me gjendjen e krijuar nga të reshurat e shiut, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin nga Komuna, thuhet se ky Shtab do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë javës, dhe do t’i merr të gjitha masat […]

Prizren: Shtatë persona përfshihen në një përleshje

Një përleshje ku janë përshirë shtatë persona ka ndodhur në fshatin Reqan të Prizrenit. Mbështetur në raportin e Policisë, si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti nga PK: Fsh. Reqan, Prizren 19.11.2022 – 23:50. Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete. […]

Rrahje në një lokal në Prizren, përfshihen femra e meshkuj

Një përleshje, ku janë përfshirë edhe dy femra ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Prizrenit, ndërsa një person është arrestuar. Sipas Policisë, si pasojë e rrahjes një femër ka pësuar lëndim të rëndë në fytyrë, raporton  “Gazeta e Prizrenit”. Raporti i PK-së: Prizren, 19.11.2022 – 21:45. Është raportuar për një rrahje në një lokal në […]

Komuna e Prizrenit ka shpenzuar 33% të buxhetit për investime kapitale

Për 9 muaj të këtij viti (janar-shtator) Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së, ka shpenzuar vetëm 9% të buxhetit të paraparë për investime kapitale. Përkatësisht nga 57 milionë € buxhet të planifikuar në këtë kategori, Rama për periudhën janar-shtator 2022 i shpenzuar rreth 5 milionë euro, raporton Front Online. Edhe […]