12-11-2025

Prizren

Aktakuzë pronarit të fabrikës, ku vdiq 17 vjeçari, Seldin Alija, nga  Lubizhda e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër personit juridik gjegjësisht kompanisë së stiroporit me seli në fshatin Mushnikovë, Komuna e Prizrenit, dhe kundër personit përgjegjës me inicialet A.B., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” të Kodit Penal të Republikës […]

15 të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 15. 8 meshkuj 7 femra 6 lindje “cezariane”  (me operacion). Pos numrit më të madh të foshnjave, krahasuar me një ditë më parë, karakteristikë tjetër gjatë këtij 24 orëshi është edhe […]

Cilën pjesë të Komunës së Prizrenit pritet ta përshkojë autostrada Prizren-Istog?

Prizrenasit e interesuar mund të jenë pjesë e debatit për definimin e variantit më të favorshëm të projektit ideor për segmentin e Autostradës Prizren-Istog, që kalon nëpër territorin e komunës së Prizrenit. shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Projekti i Ministrisë së Infrastrukturës, për ndërtimin e autostradës me gjatësi prej 91 km të segmentit: Istog -Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, që pritet të […]

Dënim me gjobë policit në Prizren që goditi qytetarin për parkim

Gjykata Themelore e Prizrenit -Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale H.H. nga fshati Mushtisht i Suharekës dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike,  duke i shqiptuar dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro. Në […]

Prizren: Inspektorati vazhdon heqjen e konstruksioneve metalike në “Shatërvan”

Komuna e Prizrenit ka vazhduar aksionin për largimin e konstruksioneve metalike përbrenda Qendrës Historike (QH). Sot janë hequr ato në lokalet që gjenden në sheshin “Shatërvan”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. “Kujtojmë edhe njëherë që qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i plotë i Ligjit për QH, ku për mbrojtjen e autencititetit dhe integritetit të kësaj zone janë […]

MAPL-ja konfirmon ligjshmërinë e zgjedhjes së nënkryetares për komunitete në Prizren

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për zgjedhjen e nënkryetares për komunitete ka marrë miratimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Kjo ministri përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar drejtuesit e Komunës së Prizrenit se ky akt është në përputhje me legjislacionin në fuqi. MAPL-i fillimisht ka sqaruar se ka pranuar për […]

Vetëm pesë foshnja të lindura në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve pesë. 3 meshkuj 2  femra 1 lindje “cezariane”  (me operacion).GazetaePrizrenit.net/

Kalojnë ilegalisht kufirin në Vërmicë, deportohen në Shqipëri

Policia e Kosovës dje ka shoqëruar në stacionin policor, tre persona shtetas të Shqipërisë, në pikën kufitare në Vërmicës së Prizrenit, pasi që kishin kaluar ilegalisht kufirin e Shqipërisë për në Kosovë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar në Republikën e  Shqipërisë.

Mësimdhënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” të Prizrenit masovikisht përkrahin grevën

Mësimdhënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, të hënën kanë vazhduar javën e dytë të grevës duke respektuar vendimin e SBASHK-ut në kërkim të rritjes së koeficientit për pagat e tyre, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Mëngjesin e të hënës, përkundër që dolën në vendin e tyre të punës, ata nuk e filluan procesin mësimor, derisa janë shprehur […]

Gjykimi për vrasjen e Skënder Limajt, Prokuroria Speciale s’po e kupton aktgjykimin e Supremes

Sot pritet të vazhdojë rigjykimi ndaj Emin Krasniqit, që po akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe të lëndimit të rëndë trupor. Sipas aktakuzës, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake me familjen Limaj, Emin Krasniqi në bashkëkryerje me 4 anëtarë të familjes Krasniqi kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe shkaktimit të lëndimeve […]