12-11-2025

Prizren

Haskuka flet për problemet në Vetëvendosje dhe ato në Prizren

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje thotë se i është dukur absurd qëndrimi i ish-bashkëpartiakëve të cilët kanë thënë se do të largohen, nëse Albin Kurti kandidon për kryetar partie. Duke folur për largimin e 12 deputetëve nga partia e Kurtit, Haskuka pranon se ka qenë sfidë e madhe largimi i atyre që veprimtarinë […]

Sipas Komunës së Prizrenit rrugët janë të hapura, vërejtjet mund të raportohen në Qendrën e Thirrjeve

Në Prizren tashmë të reshurat e borës kanë filluar të pakësohen, derisa  trashësia e saj varësisht nga zonat, ka arritur rreth 10-15 centimetra, shkruan “Gazetae Prizrenit.net”. Sipas zyrtarëve të komunës së Prizrenit, aktualisht rrugët e qytetit janë të gjitha të kalueshme dhe po punohet për pastrimin e rrugëve dytësore dhe ato që lidhen me fshatrat. […]

Intervistohet të dëmtuar në rastin e Burdushit

Prokuroria Themelore në Prizren po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”. Kjo pasi që sipas Prokurorit përgjegjës për media, Petrit Kryeziu, në prokurori po paraqiten dëshmitarë të tjerë të cilët e ndjejnë vetën të dëmtuar në lidhje me rastin e “Burdushit”. […]

Në Landovicë të Prizrenit, banorët ankohen për rrugë të papastruara nga bora (foto)

Reshjet e borës po e vështirësojnë komunikacionin në vend, edhe pse komunat dhe Ministria e Infrastrukturës me të gjitha kapacitetet janë në terren gjithandej. Rrugët rurale kanë vështirësi më të mëdha, e tillë është edhe rruga në fshatin Landovicë të Prizrenit, njofton Klan Kosova. Në redaksinë tonë një lexues ka dërguar fotografi se si nga […]

Hajnat vjedhin xhaminë të cilën e përuroi Erdogani 6 vite më parë në Prizren

Një vjedhje është kryer mesditën e së martës në xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren, ka konfirmuar përgjegjësi për mirëmbajtjen e xhamisë, Raif Samli. Vjedhja ka ndodhur dje gjatë ditës kur disa hajna kanë vjedhur sistemin e kamerave. Xhamia historike Sinan Pasha u riparua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe u përurua […]

Prizren: Nuk ka ndonjë bllokadë rrugësh, kalohet edhe për në Prevallë dhe Sharr (ish-Dragash)

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë edhe rajonin e Prizrenit, kanë vështirësuar qarkullimin, por deri tash nuk është raportuar për ndonjë bllokim rrugësh, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në Prizren, trashësia e borës tashmë ka arritur rreth 10 centimetra, ndërsa në zonat malore edhe më shumë. Njoftohet se kompanitë për mirëmbajtjen e […]

Policia heton dy persona për keqtrajtimin e qenve në Prizren

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit në Suharekë janë duke hetuar keqtrajtimin e qenve, në një aktivitet që dyshohet të jetë mbajtur në fshatin Studenqan të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit lidhur me këtë rast hetuesit policorë kanë identifikuar dy persona të dyshimtë, njëri nga Komuna e Suharekës dhe tjetri […]

Tre thasë drogë kapen në Landovicë, një person arrestohet (foto)

Një sasi e konsiderueshme e drogës, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë është kapur sonte, në Landovicë të Prizrenit, në një automjet me targa të Shqipërisë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Një person është arrestuar nga policia. Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi se policia gjatë një pike të kontrollit rutinor ka ndaluar një […]

Arrest shtëpiak të miturit prizrenas për tentim vjedhje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të miturit me iniciale  M. B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë në […]

Të ftuarit të Speciales për nesër në Gjykatën e Prizrenit, s’i dihet vendndodhja

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar për nesër një seancë gjyqësore ndaj Remzi Shalës për rastin e vrasjes së Haxhi Perteshit, gjatë kohës së luftës. Shala, i cili gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe”, në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale. […]