25-04-2024

Prizren

Një lindje binjakësh, dy foshnjat meshkuj në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve pesë. 4 meshkuj 1 femër 1 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24 orëshi është një lindje gemellare (binjake) dhe se dy të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore. /GazetaePrizrenit.net/

Aktakuzë tjetër për një inspektor të ndërtimtarisë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.M., në cilësinë e personit zyrtar si Inspektor i Ndërtimtarisë në Inspektoratin e Ndërtimtarisë të Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet […]

Drejtor i Spitalit të Prizrenit rizgjedhet Afrim Avdaj

Drejtori i deritashëm i Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj është shpallur fitues pas konkursit për këtë post. Nëse edhe pas periudhës së ankimimit nuk vendoset ndryshe, atëherë Avdaj do të vazhdojë postin, që pati marrë në vitin 2014. Pos tij për pretendent për këtë pozitë, ka qenë edhe Dr. Sylejman Nishori. Ndryshe, Qendra spitalore […]

Në Prizren vlerësohet kontributi artistik i Din Kukajt të ndjerë

Nën organizimin e Teatrit amator dhe SHKA “Agimi” të Prizrenit, mbrëmë u përkujtua aktori, këngëtari dhe aktivisti Din Kukaj i cili ndërroi jetë, ditë më parë në moshën 58 vjeçare, shkruan shkruan “GazetaePrizrenit.net”. I ndjeri vite me radhë ishte anëtar i teatrit, duke interpretuar shumë role në dramat e përgatitura nga ky trup. Krahas kësaj […]

Fillojnë vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve në Komunën e Prizrenit

Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare sot kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasës së parë, të pestë dhe të nëntë. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu, drejtorin e Drejtorisë […]

Arrestohen dy shtetas shqiptarë, kapen duke kontrabanduar kafshë në brezin kufitar në Vërmicë

Dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar nga njësitë policore afër brezit kufitar në fshatin Vërmicë të Prizrenit. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje. “Ata janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke kontrabanduar kafshë”, thuhet në raport. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje kurse kafshët i janë kthyer pronarit […]

Para, stoli ari dhe një armë vidhen në një shtëpi në Suharekë

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Suharekë, shkruan “GazeteaPrizrenit.net”. Sipas policisë, një person (K/Shqiptar) dje ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur para në vlerë të konsiderueshme stoli ari dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje valide. Njësitë policore […]

20 vjet nga djegia e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (FOTO)

20 vjet më parë, kur rajoni i Prizrenit po përjetonte terror nga forcat serbe, të cilat ishin egërsuar edhe më shumë pas fillimit të intervenimit ushtarak nga NATO ndaj forcave të Millosheviqit, mbrëmjen e 27 marsit 1999, kriminelët serbë dogjën Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke kryer aktin e qëllimshëm e makabër ndaj trashëgimisë […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu vizitojnë  ShFMU “Mustafa Bakiu”, në kuadër të vizitave sistematike nëpër shkolla që ka filluar t’i realizojë kjo drejtori. Ora 11:00 Bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh në varrezat e fshatit […]

Pesë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve pesë. 2 meshkuj 3 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri i i ultë i të porsalindurve krahasuar me ditën paraprake, […]