25-04-2024

Prizren

Has: Skënderbeu vjen me shtatore në Zym (video)

Me armë do të vijë në Zym të Hasit edhe heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Vetëm se, për dallim nga shumë shtatore të tij ku ai është mbi kali, hasjanët vendosën që bustin e tij ta kenë pa të.  

Katër ushtarë nuk përfshihen në pllakën e ngritur në Has, reagon komanda e Batalionit “Ruzhdi Salihu”

Komanda e Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandant Ramiz Qeriqi- Luani, nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar kundër pllakës së ngritur në Gorozhup të Hasit për mos përfshirjen e të gjithë ushtarëve të mbijetuar në këtë pritë të 14 dhjetorit të vitit 1998. Ish-komandant Luani, i […]

Katër anëtarë të Kryesisë së PDK-së në Prizren japin dorëheqje (emrat)

Ndonëse dega e PDK-së në Prizren është duke ju nënshtruar procesit të plotë zgjedhor, me ç’rast edhe i ka mbajtur disa kuvende nëpër nëndegë, duket se në këtë subjekt politik ekzistojnë pakënaqësitë. 04 Online ka arritur të siguroj letrën e dorëheqjes të katër anëtarëve të Kryesisë së PDK-së, përkatësisht të Naser Berishës, Shukri Qunit, Sherif […]

DEF do të punojë edhe të shtunave për t’ua mundësuar prizrenasve pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prizrenit njofton se do të punojë edhe të shtunave, për t;ua krijuar mundësinë qytetarëve që ta bëjnë pagesë e tatimit në pronë, pasi mos kryerja e obligimeve deri në fund të vitit, do të përcillet me shtimin e kamatës dhe dënimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. “Duke ditur që pagesa e tatimit në pronë […]

Dënimi i Ramadan Mujës, flet avokati i tij

Mbrojtësi i ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, avokati Ruzhi Berisha në një prononcim për KALLXO.com ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Gjilanit me anë të të cilit Ramadan Mujës i është shqiptuar dënimi me burgim me kusht prej 1 viti. Muja është shpallur fajtor për dy pika të aktakuzës nga gjithsej […]

Gjykimi për mashtrimin me viza pune në Gjermani të 489 qytetarëve nga Prizreni

Mbrojtja e Flamur Hoxhës, Besim Rexhajt dhe Veprim Rexhepit, të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për mashtrimin e 489 qytetarëve për punësim në Gjermani, sërish nuk i kanë paraqitur kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën, pasi që sipas tyre ende nuk i kanë pranuar të gjitha provat nga Prokuroria Speciale. Aktakuza e Prokurorisë Speciale […]

Prizren: Shtatë persona rrihen gjatë lojës së futbollit

Shtatë persona të dyshuar janë rrahur mes veti pas një mosmarrëveshjeje rreth një loje të futbollit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21, në  Rr. “Tirana” të Prizrenit. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje.

Dy ditët e fundit nga dhjetë lindje në Prizren

Gjatë dy ditëve të fundit ka ndodhur numër i njëjtë i lindjeve në spitalin e përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas kryeinfermieres në repartin Obstetrik (salla e lindjes),  Leonora Hoxha, gjatë të martës dhe mërkurës kanë lindur nga dhjetë foshnjë. Po ashtu edhe gjinia e foshnjave brenda dy dite është e njëjtë. Karakteristikë është […]

Baldedaj kritikon PDK-në për heshtjen ndaj pushtetit në Prizren

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj, ka kritikuar edhe një pjesë të opozitës, përkatësisht PDK-në që përbën partinë më të madhe opozitare në këtë komune, duke vlerësuar se subjekti më i madh politik heshti gjatë gjithë vitit 2018 dhe, sipas tij kjo lejoi që ky vit të jetë i humbur […]

Këto janë akuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Ramadan Mujës, që sot u dënua me 1 vit burgim me kusht

Gjykata e Gjilanit ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Kështu Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës lirohet dhe shpallet i pafajshëm. Për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan […]