23-04-2024

Prizren

Susuri paralajmëron ankesë  në rast se Haskuka këmbëngul në anulimin e konkursit për drejtorë

Drejtori komunal  i arsimit në Prizren, Skënder Susuri,  derisa mbron qëndrimin e tij rreth procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të disa shkollave, ka thënë se pret zgjidhjen e problemit pas anulimit të konkursit gjatë një takimi me kryetarin Haskuka.   Ai ka thënë për Tv Prizrenin se në rast të anulimit të konkursit, do të […]

Një pjesë e Prizrenit pa ujë të pijes nga mëngjesi

Një pjesë e madhe e Prizrenit, përfshirë lagjet “Bazhdarhane” atë “Ortakoll” dhe “Arbana” kanë mbetur pa ujë të pijes, që nga orët e mëngjesit, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Zyrtarët e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” që edhe bën furnizimin me ujë në Prizren, nuk kanë dhënë ndonjë informacion se për çfarë është ndërprerë uji, ndërkohë që sot temperaturat […]

Zgjim Kryeziu, zgjedhet kryetar i kb ”Prizreni” (ish-Kalaja)

Anëtari i ri u Superligës së Kosovës në basketboll, ka ndryshuar emrin. Nga KB ” Kalaja”, ky klub do të ketë emrin e ri KB ” Prizreni”, ndërsa kryetar i klubit do të jetë, Zgjim Kryeziu, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas.” Dje pasdite u mbajtë kuvendi i klubit , ku në rend të dites […]

“Kukulla” vjen me premierë në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu”

Me tekst të Miro Gavran e regji të Kaltrim Balajt, më 8 korrik në Teatrin e Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”, jepet premiera e shfaqjes “Kukulla”, shkruan KultPlus. Marko, 39 vjeçar ndahet nga e dashura e tij Maria, dhe në internet e sheh që është krijuar një Kukull e cila duket si njeri për nga […]

Komuna e Prizrenit lëshon lokalet me qira për 1 euro në muaj

Komuna e Prizrenit ka lidhur kontratë me partitë politike të Asamblesë Komunale për shfrytëzimin e nëntë lokaleve me qira, ku shuma mujore që partitë obligohen t’i paguajnë komunës është një euro, raporton Insajderi. Sipas Raportit të Auditorit, Komuna e Prizrenit kishte refuzuar t’i përmbahej ligjit kur kishte lëshuar nëntë lokale me qira për partitë politikë […]

Një muaj paraburgim autorit të plagosjes së djeshme në Prizren

Departamenti për Krime të Rënda, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore (GJTH-së) të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje […]

“DokuFest” sjell programin për historinë njëqindvjeçare të Tajvanit

Në festivalin që e ka vënë Kosovën në hartën e kinematografisë botërore, për herë të parë, do të prezantohet një retrospektivë e filmave tajvanezë, shkruan sot “Koha Ditore”. I titulluar “Birth of a Nation: Focus on Taiwan” (Lindja e një kombi: fokusi në Tajvan) program i veçantë i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar e të […]

Nga 14 të lindurit në Prizren, shumica meshkuj

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve – 14 9  meshkuj 5  femra 1  lindje me operacion. /gazetaeprizreni.net/

Prova të reja në gjykimin ndaj ish-kryetarit Ramadan Muja

Në procesin gjyqësor në të cilin ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe tre ish-zyrtarët tjerë të kësaj komune, të cilët janë duke u akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të administrohen disa prova të reja. Muja dhe të tjerët akuzohen nga prokuroria se kanë keqpërdorur pronat komunale të menaxhuara nga Agjencia Kosovare […]

Rexhaj: Jovanoviq i pafytyrë, kërkesa e tij për parcelën në Korishë është provokative

Arbër Rexhaj, deputet i VETËVENDOSJES! në Kuvendin e Kosovës, e ka quajtur të pafytyrë serbin, Spasa Jovanoviq, i cili ka paditur Komunën e Prizrenit, duke pretenduar se toka ku është ndërtuar Memoriali për martirët në fshatin Korishë është e tij.   Ai ka shkruan në profilin e tij të facebookut se Spasa Jovanoviq së pari […]