25-04-2024

Qendrore

Përgjaken rrugët e Kosovës, gjatë 24 orëve, gjashtë të vdekur në trafik

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik.Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën. Në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona. […]

Ku janë e çfarë bëjnë ish-kandidatët për kryetarë të Prizrenit?

Në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, Prizreni pati edhe katër kandidatë, të cilët përmes subjekteve të tyre, pretenduan ta marrin “fronin” e të parit të Komunës, shkruan “Gazeta ePrizrenit.net”. Rrethin e parë të zgjedhjeve e kaloi vetëm Shaqir Totaj nga PDK, që doli i pari, por që megjithatë […]

Burdushi akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë edhe fajdet

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, që u arrestua sot në Prizren, akuzohet për pesë vepra penale. Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu tha për “GazetaePrizrent.net” se mbi të rëndojnë dyshimet për pesë vepra penale: mashtrim, shmangie nga tatimi, armëmbajtje ilegale, ushtrim i kundëligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe fajde. Policia sot […]

1167 gjoba për 24 orë në Kosovë

1 mijë e 167 gjoba janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. 27 aksidente kanë ndodhur të enjten, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 13 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 14 pa të lënduar. Janë arrestuar gjithsej 31 persona, në mbajtje janë dërguar 16 kurse dy në vuajtje të dënimit./express  

Vjedhjet në Has, për policinë rastet nuk përbëjnë shqetësim

Derisa banorë të fshatrave të Hasit janë ankuar për shtimin e rasteve të vjedhjeve në këtë pjesë, zyrtarët policor në Prizren rastet e tilla nuk i kanë vlerësuar si shumë shqetësuese, duke thënë se tashmë janë kapur disa persona të dyshuar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kohët e fundit është raportuar për raste të shtuara të vjedhjeve në […]

Gjykimi për mashtrimin e 489 prizrenasve, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Pas leximit të aktakuzës, të akuzuarit për mashtrimin e 489 qytetarëve prizrenas, Flamur Hoxha, Besim Rexhaj dhe Veprim Rexhepi, janë deklaruar të pafajshëm rreth aktakuzës që i vihet në barrë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në seancën e sotme fillestare, avokatët Bashkim Nevzati, Miftar Qelaj dhe Pjetër Përgjoka, deklaruan se nuk kanë pranuar në tërësi […]

Gjimnazistët e “Gjon Buzuk-ut” demonstrojnë shkathtësitë në lëndët shkencore (foto)

Njohuritë e fituara në lëndët shkencore dhe talentin e tyre nga fushat përkatëse, nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku”, sot i kanë demonstruar në një ekspozim para profesorëve dhe nxënësve të kësaj shkolle, duke treguar përkushtimin për dije, shkathtësi dhe kreativitet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Me nismën e Këshillit të nxënësve të shkollës është mbajtur Panairi shkencor, në […]

14 të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 14. 6  meshkuj 8  femra 5  lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është rritja e numrit të lindjeve,  për dallim nga disa ditë të fundit […]

Studentë kosovarë të Mjekësisë në Tetovë duan të kthehen në Prishtinën që i kishte refuzuar

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbështetur kërkesën e 91 studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës për tu transferuar në Universitetin e Prishtinës, të cilët më parë ishin refuzuar nga Fakulteti i Mjekësisë për mos plotësim kriteresh. Pas kësaj është ngjallur debat në lidhje me ligjshmërinë e këtij transferi. 91 studentët kosovarë të Fakultetit të Mjekësisë në […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 16:30 Në kuadër të festivalit “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, mbahet Konferenca me temën  “Kënga qytetare në trojet etnike”, që organizohet në lokalet e SHKA “Agimi”, Prizren. Ora 19:30 Në Shtëpinë e Kulturës vazhdon nata e dytë dhe e fundit e festivalit “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”. […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.