03-07-2022

Foto e ditës: Mullarët me barë në Planejë të Hasit

Sigurimi i ushqimit për kafshë është një nga angazhimet kryesore, gjatë verës e vjeshtës në fshat.

Zvogëlimi i sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore që përdoren për ushqim, si lënia djerrë e një pjese tjetër të sipërfaqes edhe në fshatrat e rajonit të Prizrenit, paraqesin vështirësi për sigurimin e ushqimit bazë të kafshëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Dikur, jo shumë larg në kohë, nëpër fshatra ndër temat kryesore të bisedave gjatë vjeshtës e dimrit, pos sigurimit të bukës për familjarët ishte edhe ai i ushqimit për kafshët shtëpiake. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Shaqir Totaj

 

Asnjë koment

Comments are closed.