18-08-2019

Foto të rralla nga Prizreni e Hasi me 1992

Disa foto që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së shqiptarëve në vitin 1992 ishin realizuar edhe në Prizren nga fotografja e njohur greke Fanny Sarri, që  kishte vizituar Kosovën.

Rajoni i Hasit ishte ndër lokacionet ku është bërë një set fotografish, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Autores ndër tjera i kishte bërë përshtypje edhe veshja tradicionale e asaj kohe.

Në fotot që pasqyronte mënyrën e jetës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, shihet se këtu bëhej një jetë e varfër krahasuar me vendet perëndimore.

Rrugës nga Prizreni në Prishtinë, me 1992, transportet me karroca janë ende të shpeshta, madje edhe gjatë dimrit.

Stacioni i autobusëve në Prizren. Gratë nga Hasi duke pritur autobusin. Për to, dita ideale për të vizituar qytetin është e mërkura, dita e tregut javor.

Vallëzimi në një dasmë në Has

Këto gra mbajnë një copë druri në shpinë, e cila është e mbuluar nga një bisht me shumë ngjyra, të endura në vegjë si kostumet e tyre. Është gjithashtu e dobishme kur u sjellin ushqim burrave të tyre në fusha dhe mbajnë fëmijët e tyre në të njëjtën kohë.

Asnjë koment

Comments are closed.