13-05-2025

Ekonomi

Kontrolloni llogaritë, sot dalin shtesat 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje Elektronike në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Ministria e Financave ka procesuar sot daljen e këtyre mjeteve në llogaritë e përfituesve, fëmijëve dhe pensionistëve. […]

Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit

Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 2 milionë euro. Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë […]

Miratohet buxheti për vitin 2024, Kurti: 35 për qind më i lartë se në vitin e parë të qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka kaluar buxheti për vitin 2024, që kap shifrën e 3.3 miliardë euro. Ai ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre. Kurti ka njoftuar se buxheti i përgjithshëm i miratuar është 3.3 miliardë euro, që i bie […]

Edhe dy ditë afat: A do të vendosë Komuna e Prizrenit për faljen e tatimit në pronë?

Deri më 8 dhjetor, Komunat kanë afat për të vendosur lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove. Disa komuna ende nuk kanë vendosur për faljen e tatimit në pronë në lartësinë e sipërcekur. Komuna e Prizrenit, nesër në një seancë të jashtëzakonshme të thirru nga VV në opozitë, ka […]

“120 euro për familje, plus nga 30 për anëtar”, Murati shpjegon masën për familjet në nevojë

Në Prishtinë është bërë prezantimi i masës 1.2 për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike te familjet me asistent sociale. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se secila familje do të jetë përfituese e shumës prej 120 euro për blerjen e lëndëve djegëse. Përveç 120 eurove plus do të ndahet shuma prej 30 euro […]

Suharekë: Konfiskohen më shumë se 400 euro që dyshohet se janë falsifikuar

Më 5 dhjetor 2023, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një grua lidhur me një rast të falsifikimit të parave. Sipas PK-së, gruaja ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor në […]

Për kaq euro do të rriten pagat e mësimdhënësve nga janari

Rritja vjen pasi që vlera e koeficientit nga 105 euro sa është këtë vit, më 2024 do të jetë 110 euro. 28 euro respektivisht 29 euro do të kenë rritje në paga mësimdhënësit nga janari i vitit të ardhshëm. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar për Front […]

Ja për çka të enjten do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi i Prizrenit

Kuvendi Komunal i Prizrenit, këtë të enjte (më 7 dhjetor) ka paralajmëruar mbledhje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta e Prizrenit. Në rend dite do të jetë Falja e tatimit në pronë për vitin 2023, deri në shumën 100 euro. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën […]

A do t’ua falë Komuna e Prizrenit qytetarëve tatimin në pronë prej 100 eurove?

Pa vendim për faljen e tatimit në pronë ështe edhe komuna e Prizrenit. Drejtori i Financave, Sulltan Badalli për portalin “Front Online” ka thënë që nuk e dinë ende, pasi që kryetari është në udhëtim zyrtar. “Ende vendimin nuk e kemi marr, po e presim kryetarin një takim me bë, dhe e shohim më tutje […]

Qeveria miraton shqyrtimin e kërkesës rreth shpronësimit të pronave ish-shoqërore të “Ballkan-it” në Suharekë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka: – Ndarë 7,054,092.00 € për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023. – Miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.