09-09-2026

Malishevë

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit Aktakuzë ndaj 7 personave për urën që s’u ndërtua fare

Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë kundër shtatë ( 7 ) personave për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj një personi për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, përcjell Gazeta e Prizrenit. Në cilësinë e personave zyrtarë B.K., M.B., E.Sh., A.E., B.N. dhe Z.T., dyshohen se më 14 korrik […]

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se, nga sot, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentëshoferëve mes Kosovës dhe Italisë. Njohja e patentëshoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa […]

Policia zbulon një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për […]

Në dy lokacione të ndryshme konfiskohen armë dhe municion

Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë. Gjatë kontrollit në posedim të […]

Ky është i dyshuari për vrasjen në Malishevë, viktima ishte shok i tij

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Malishevën dhe gjithë vendin. Isuf Zogaj dyshohet se privoi nga jeta shokun e tij, duke e qëlluar me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku i riu u gjet pa shenja jete. Viktima është Avni Basha. Ngjarja ka […]

Malishevë: Veterani i UÇK-së dhuroi 20 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibish Zabelaj nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, sot i ka dhuruar 20 mijë kilogram miell, për familjet në nevojë. Këtë donacion, veterani Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në komunë, duke ja dorëzuar këtë donacionit, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që familjet përfituese të jenë nga […]

Arrestohen një person në Malishevë, mashtroi një femër

Një person ka rënë në prangat e policisë të shtunën në Malishevë. Ai dyshohet se e ka mashtruar një femër, duke i marrë para të gatshme. Rasti kishte ndodhur më 15 korrik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Breshëri largohet me lopatë në Malishevë (VIDEO)

Në disa vende të Kosovës ka pasur të reshura.   Diku shi e murmurimë, e diku edhe breshër. Një rast me këtë të fundit pati në Malishevë, konkretisht në fshatin Plloqicë. Sipas pamjeve të publikuara nga Meteo Ballkan, shihet sasia e breshrit duke u larguar me lopatë.  

Vrasja në Malishevë, nipi dyshohet se e vrau axhen për tokë

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Kijevë të Malishevës. Berat Berisha (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç). Autori i krimit ka përfunduar në pranga të policisë derisa trupi i pajetë i viktimës vazhdon të qëndroi në oborrin e familjes Berisha. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.