09-05-2024

Ky është i dyshuari për vrasjen në Malishevë, viktima ishte shok i tij

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Malishevën dhe gjithë vendin. Isuf Zogaj dyshohet se privoi nga jeta shokun e tij, duke e qëlluar me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku i riu u gjet pa shenja jete.

Viktima është Avni Basha. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që lidhet me motive banale mes Zogajt dhe Bashës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj. /FO

Asnjë koment

Comments are closed.