11-11-2026

Qendrore

Shpallen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e Testit Kualifikues për kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e sistemit prokurorial në vend.  Testi është mbajtur më 7 nëntor 2026 Përmes një njoftimi, Komisioni për Rekrutim ka bërë të ditur se kandidatët që kanë kaluar testin kualifikues janë përzgjedhur në bazë të rezultateve të arritura në […]

Policia del me sqarime shtesë pas vendimit të Supremes për konfiskimin e Patent Shoferëve

Policia e Kosovës njofton opinionin se më datën 2 nëntor 2026 ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës P. A. nr. 29/2026, të datës 20 tetor 2026, me të cilin është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 3 i nenit 17 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes. Policia, sqaron […]

Justina Pula zgjedhet Presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës. Votimi në Kuvend ka përfunduar tri minuta pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentes. Shiroka-Pula ka marrë 81 vota të deputetëve, duke siguruar kështu zgjedhjen në krye të shtetit.

Kurti prezanton kabinetin e ri qeverisës – emrat e ministrave

Pasi u mandatua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kreu i LVV-së, Albin Kurti, doli sot përpra deputetëve me listën e përpiluar për formim të qeverisë. Përpara të pranishmëve, Kurti shpalosi kabinetin e tij qeveritar, me emrat që do të udhëheqin ministrisë e vendit. Derisa prezantoi reformat e planifikuara dhe programin qeverisës, Kurti bëri me […]

Certifikohen rezultatet, këta janë 120 deputetët e rinj të zgjedhur

Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare, duke vulosur përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me 53 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me […]

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës

Sot pritet përfundimi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. Më poshtë u sjellim emrat e 100 deputetëve të legjislaturës së 11-të. VV 1.       Albin Kurti – 318,536 vota 2.       Glauk Konjufca – 259,470 vota 3.       Albulena Haxhiu – 161,909 vota 4.       Hekuran Murati – 135,226 vota 5.       Donika Gërvalla-Schëarz – 129,300 vota 6.       Xhelal Sveçla – 107,197 vota […]

Alarmante në Prizren: 15 persona u gjetën të vde*kur në banesa për 15 muaj

Në Prizren e disa fshatra, vitet e fundit po vërehet gjithnjë e më shumë dukuria e personave që jetojnë të vetëm në banesa, një fenomen që më parë nuk ka qenë aq i theksuar, shkruan Gazeta e Prizrenit. Kjo situatë ngre pyetje nëse bëhet fjalë për pasojë të migrimit, braktisjes së të moshuarve apo një […]

“Kurti 3” – u votua Qeveria e Kosovës

Tashmë Albin Kurti është kryeministër i Kosovës. Kjo pas votimit të tij nga ana e deputetëve të legjislaturës së 10-të Kuvendit të Kosovës. Për Kurtin kryeministër për votuan 66 deputetë Albin Kurti dhe kabineti i tij ka marrë votat e nevojshme për qeverinë e re të Kosovës. Deputetët dhanë 66 vota pro qeverisë së re […]

Editorial: Kryetar apo figurë formale? Pafuqia e Shaqir Totajt, ndryshe nga Muja e Kryeziu 

Vazhdim – pjesa II  Shaqir Totaj, në mandatin e parë si kryetar komune, nuk ka arritur të dëshmojë lidership politik. Përjashtimisht ndonjë drejtoreshe të perceptuar si “të pafuqishme politikisht” nga partitë e vogla në koalicion, ai nuk ka ndërmarrë asnjë vendim serioz për shkarkimin e drejtorëve komunalë, pavarësisht skandaleve apo aktakuzave. Madje, nuk ka vepruar […]

Prizren: Manipulimi me vota, nga një muaj paraburgim edhe për pesë të dyshuar

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të premten masën e paraburgimit prej një muaji për pesë persona të dyshuar për manipulime me vota në këtë komunë gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas njoftimit të Gjykatës, të dyshuarit A.Sh., I.B., B.S. dhe H.P. janë dërguar në paraburgim nën dyshimin se secili veç e veç ka kryer […]