13-09-2026

Kurti prezanton kabinetin e ri qeverisës – emrat e ministrave

Pasi u mandatua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kreu i LVV-së, Albin Kurti, doli sot përpra deputetëve me listën e përpiluar për formim të qeverisë.

Përpara të pranishmëve, Kurti shpalosi kabinetin e tij qeveritar, me emrat që do të udhëheqin ministrisë e vendit.

Derisa prezantoi reformat e planifikuara dhe programin qeverisës, Kurti bëri me dije se kabineti i tij do të jetë si në vijim:

Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës;

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme;

Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë;

Fikrim Damka, zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes;

Hekuran Murati, ministër i Financave;

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal;

Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;

Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit;

Hajrulla Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës;

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;

Lulëzon Jagxhiu, ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike;

Blerim Gashani, ministër i Sportit dhe Rinisë;

Dimal Basha, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;

Nenaq Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim;

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë;

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë;

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;

Armend Muja, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

Rasim Demiri, ministër për Zhvillim Rajonal./IO

Asnjë koment

Comments are closed.