Përurohet shtatorja dhe sheshi Shën Nënë Tereza në Prizren
Në Prizren është përuruar shtatorja dhe sheshi me emrin e Shën Nënë Terezës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit.
Ceremonia u mbajt pranë Katedrales historike “Zonja Ndihmëtare”, në nderim të humanistes shqiptare, e cila ia kushtoi jetën ndihmës ndaj të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe më 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Papa Françesku.




