04-03-2025

Kryesore

Dëshmitarit i prezantohet një dokument ku përmendet baza në Drenoc, që thuhet se u gjet në shtëpinë e Jakup Krasniqit, pranohet si provë materiale

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit të 31-të me (kod 4753), Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes prokurorit Matt Halling, prezantoi një dokument të vitit 1998 që sipas tij ishte gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Prokurori Halling kërkoi që ky dokument të pranohet si provë materiale në këtë çështje. “Parashtrojmë që ka indicie […]

Çmimet e druve, shumë më të larta se vitet e kaluara

Me ftohjen e motit, qytetarët duhet të gjejnë mënyra për ngrohje me anë të druve, peletit ose rrymës. Por, çmimi i lartë i druve edhe këtë vit po i kushton xhepit të qytetarëve. Ata i thanë Radio Kosovës së çmimet e druve janë tejet të larta në krahasim me vitet e kaluara. Kurse druvarët thonë […]

Prizren: E pengoi derisa po e lavëronte tokën, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Prizren ka raportuar se derisa ishte duke e lavëruar arën, një person tjetër ka shkuar dhe e ka penguar. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “UZURPIM I PALIGJSHËM I PRONËS- Serbicë e Ulët-Prizren, 28.10.2023- 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar tokën ( lavëruar arën) e tij […]

Mbetet në fuqi dënimi me 54 muaj burgim për “Burdushin”

I dënuari me 4 vite e 6 muaj burgim, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” i ka shterë të gjitha mundësitë ligjore për të kundërshtuar dënimin ndaj tij. Kështu, më 10 tetor, edhe Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së ushtruar nga mbrojtja e “Burdushit” ndaj vendimeve të shkallës së parë […]

UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka përditësuar ranglistën e klubeve, ku ndryshime ka pasur edhe nga skuadrat kosovare. Edicionin e fundit ishin katër skuadra nga Kosova që kanë marrë pjesë në garat evropiane me Ballkanin si kampion në fuqi si dhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini. UEFA tanimë ka përditësuar ranglistën e tyre […]

Vërmicë: Ndalohen 15 persona nën dyshimet për kontrabandë me migrantë

Policia e Kosovës ka ndaluar në Vërmicë 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, tre nga Eritrea dhe një nga Egjipti. Sipas njoftimit, të njëjtit kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë […]

Kufiri Kosovë-Shqipëri/ Ndalohet çeku duke tentuar të fus armë në Morinë, dalin pamjet

Shërbimet e Policisë Kufitare- Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar armë në Shqipëri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”. Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare […]

Prizren: Gjenden eshtra të një personi, dyshohet të jetë viktimë e luftës së fundit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gjatë gërmimit në kërkim të peronave të zhdukur me forcë, në varrezat e lagjes Arbanë në Prizren janë gjetur eshtra të minimum një personi që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Gërmimet po kryen në bashkëpunim […]

Policia arreston personin që ia publikoi fotografitë, dyshohet për shpërdorim të pasurisë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar personin, të cilit ia ka publikuar fotografitë për të kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij. Sipas njoftimit, ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që kishte ndodhur në Prizren. “Me 25.10.2023. rreth orës 15:30 min është arrestuar i dyshuari R.F, […]

Policia në Prizren fton pronarët potencial t’i tërheqin biçikletat që gjenden në stacion

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren, njofton qytetarët se në Stacionin Policor- Prizren gjenden disa biçikleta si në foton e bashkangjitur për të cilat nuk dihet pronari i tyre. Pronari/pronarët potencial të këtyre biçikletave mun të paraqiten në Stacionin Policor -Prizren për të tërhequr biçikletat e tyre.