05-03-2025

Kryesore

Ky është i vrari në komunën e Malishevës

NJë ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Bubavec të Malishevës. Nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vrarë. Burime të IndeksOnline bëjne me dije se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar, Shkodran Krasniqi (1994). Për rastin në fjalë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet […]

Vrasje në Malishevë, Policia jep detaje

Një person është qëlluar me armë zjarri sot rreth orës 13:30 në fshatin Bubavec të Malishevës. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me […]

Prizren: Arrestohen dy persona, konfiskohet kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren sot gjatë kontrollit të shtëpive të disa personave të dyshuar,  ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro si dhe ka arrestuar dy persona. Bastisja është bërë  bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të […]

155 të arrestuar nga “Goditja”, operacioni vazhdon

Operacioni “Goditja” i nisur nga Policia e Kosovës ka hyrë në javën e tretë të implementimit dhe deri tani, në pranga kanë përfunduar 155 persona, prej tyre 50 me urdhër-arreste nga gjykatat, ndërsa janë konfiskuar edhe 54 armë. Ngjarjet tragjike në kryeqytet, Skenderaj e Klinë e aktivizuan Policinë e Kosovës për nisjen e operacionit “Goditja”. […]

Prizren: Ish-drejtori komunal për Kadastër dhe Gjeodezi mbrohet në heshtje, dy të tjerë mohuan se Komuna e Prizrenit është dëmtuar

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ish-drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi në Prizren, Refik Shaqiri, i akuzuar për korrupsion, ka vendosur të mbrohet në heshtje sa i përket ndryshimit të aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, ku Komuna e Prizrenit është futur si palë e dëmtuar. Kurse, të akuzuarit Ares Shporta dhe Ganimete Babuna, […]

Gjykata e urdhëron “Burdushin” të shkojë në burg në shtator për vuajtjen e dënimit

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, nuk ka shkuar ende në vuajtje të dënimit me burgim, pasi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 janar 2023, ishte dënuar me dënim unik prej 4 vite e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, […]

I dënuar me 25 vite burg nga Peruja, 58-vjeçari arrestohet në Morinë

Një 58-vjeçar nga Peruja është arrestuar në Morinë, pasi rezultonte i dënuar me 25 vite burgim për trafikim armës dhe krime kundër shtetit. “Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, […]

Arrestohet në Vërmicë i dyshuari se tentoi të fuste municion nga Shqipëria në Kosovë

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.M (37-vjeç), nën dyshimin se po tentonte të fuste municion nga Shqipëria në Kosovë. Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm, në Vërmicë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Sot, më datë 28.09.2023 rreth orës 10:45, në hyrje të Republikës së Kosovës nga […]

Dogana parandalon kontrabandimin e fishekëve luftarak

Oficerët e doganës në Vermicë kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme municioni gjatë një tentimi për të kryer kontrabandë në territorin e Kosovës. Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi […]

Aksident në Prizren: Vetura godet dy motoçiklistë, me lëndime të rënda dërgohen në spital

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Ekrem Rexha” të Prizrenit, ku një veturë ka goditur dy motoçiklistë dhe për pasojë […]