27-11-2025

Kryesore

Prizren: PDK-së i mungon kryesuesja e Kuvendit në listë – mungojnë edhe zëra të tjerë aktiv

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj sapo publikoi listën me 45 kandidatë për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e 12 tetorit 2025 . Sipas tij, lista përfshin emra të rinj dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, po në listë mungojnë disa figura të njohura të PDK-së në nivel lokal. Ndër ta është edhe […]

Policia gjen mbi 100 gëzhoja në malet e Dellocit të Suharekës – nis hetimet

Një zbulim i pazakontë është bërë në malet e fshatit Delloc të Suharekës, ku policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme municioni të përdorur. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 9 gusht, rreth orës 14:30, njësia e hetimeve ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në atë zonë. Menjëherë, një patrullë policore ka […]

Vjosa Osmani për “DokuFestin”: Frymëzim dhe art në zemër të Prizrenit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Festivalin “DokuFest” në Prizren. Osmani ka përshkruar në një postim në Facebook rëndësinë e DokuFestit për qytetin e Prizrenit. Ajo thekson se DokuFesti ka transformuar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja. “Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë […]

Prizren: Aksion për kontrollin e parkingjeve, zbulohen shkelje të shumta 

Më 8 gusht 2025, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me asistimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, zhvilloi një aksion inspektimi në 21 parkingje të qytetit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Sipas […]

Zgjedhet drejtori i ri i Spitalit të Prizrenit

Burime të besueshme kanë konfirmuar për portalin tonë se Osman Hajdari është zgjedhur drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Hajdari ishte njëri nga katër kandidatët që ishin në listën e ngushtë për këtë pozitë. Në garë kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë, shkruan Gazeta e Prizrenit. Kundërkandidatët e tij Afrim Avdaj, […]

Gjykata Kushtetuese: Avni Dehari veproi në kundërshtim me aktgjykimin

Gjykata ka nxjerr sot aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend. Në njërën nga pikat e saj, Gjykata njofton se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në  pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025. ‘‘TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi […]

Ish-hetuesja e Hagës: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Ish-hetuesja e Gjykatës së Hagës Nevenka Tromp, ishte në mesin e atyre që morën fjalën para mijëra pjesëmarrësve në Prishtinë, në protestën e veteranëve kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tromp tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është vetëm një parullë – është […]

Prizren: Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve/DRP- Prizren në mbështetje edhe të njësive tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të të dyshuarit mashkull kosovar për veprën penale Fajde, percjell Gazeta e Prizenit. Me datën 06.08.2025, Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka zhvilluar […]

Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit për “detyrim”

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave të arrestuar, të dyshuar për veprat penale detyrim, armëmbajtje pa leje dhe ikje nga tatimi. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, aktualisht zyrtar policor, Nexhmi Krasniqi. Aksioni është zhvilluar nga Prokuroria në bashkëpunim […]

Ngrihet aktakuzë ndaj Popoviqit që në Rahovec e quajti UÇK-në “terroriste” – ai e pranon fajësinë

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Igor Popoviqit, për veprën penale, “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.   I pandehuri Popoviq, sipas Prokurorisë, akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18.07.2025, rreth orës 12:00, në Rahovec. Sipas […]