17-03-2025

Kryesore

Ja kur pritet të ulet çmimi i Naftës, tregon greu i Naftëtarëve të Kosovës

Në pjesën e dytë të këtij viti në Kosovë ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve si rezultat i ndikimit të agresionit rus në Ukrainë. Megjithatë ka paralajmërime pozitive për muajt e vitit të ri që po vjen. Kreu i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se në marsin e vitit […]

Asnjë kolonë në pikat kufitare, pritjet 3 deri në 5 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare. Sipas kësaj qendre e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në të gjithë pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe në dalje, janë […]

A do të ketë probleme me furnizim të energjisë natën e Vitit të Ri – tregon KEDS

KEDS dhe KESCO kanë njoftuar se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm. Në një komunikatë për media thuhet se në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit janë mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e vendit, në rast të ndonjë të […]

Gjykata Kushtetuese merr vendim: Ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta

Gjykata Kushtetuese sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune. Në një njoftim për media, Kushtetuesja njofton se ka marrë një vendim […]

Kushtetuesja: MAShTI s’mund t’i përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të premten  aktgjykimin e rastit të parashtruar nga Komuna e Kamenicës, e cila kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për “Kriteret dhe Procedurat e Themelimit dhe Pushimit të Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”. Aktgjykimi në fjalë është marrë më 7 dhjetor 2022, ku […]

Prizren: Lirohen nga akuza për korrupsion tre zyrtarët dhe ish-drejtori i Komunës

Ish-drejtori në Komunën e Prizrenit, Almir Saiti dhe tre zyrtarët tjerë Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe Drenushë Behluli- Mehmeti janë liruar nga akuza për korrupsion. Në këtë rast, Përzhella bashkë me Almir Saiti, Muhamet Bajrami dhe Drenushë Behluli- Mehmeti po akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimin […]

Tre meshkuj e një femër i sulmojnë katër policë në Prizren

Tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar në Prizren, pasi kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësorë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas raportit policor, njërit nga të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Raporti nga PK: “Prizren 29.12.2022 – 15:00. Janë […]

Prizren: Arrestohet një 29 vjeçar, kapet në flagrancë me “narkotikë”

Në Prizren, pasdite është arrestuar një person për shkak të dyshimit të posedimit të substancave narkotike. Referuar informatave nga Policia personi i moshës 29-vjeçare, është kapur në flagrancë, derisa ka provuar të ikë nga Policia, duke e hedhur drogën në tokë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dhënë deklaratën para hetuesve […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon 7 të dyshuar, dhe ngrit aktakuza kundër 16 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 72 aktakuza kundër 86 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 8 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, […]

“Po, e kam rreh vallahin, pas 3-4 dite ka vdek”, e dyshuara e pranon para gjykatës vrasjen e 67-vjeçares

Në seancën e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prizren, e dyshuara N.A., e ka pranuar fajësinë se e rrahu për vdekje viktimën S.D. (67-vjeçare). “Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet […]