28-10-2025

Kryesore

Themelorja e hudh aktakuzën edhe ndaj tre të akuzuarve tjerë për dhunim të 11-vjeçares në qershor, Apeli e kthen në rivendosje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka hudhur poshtë aktakuzën ndaj tre të pandehurve G.S, B.S dhe M.S, të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin qershor të vitit 2022. Një vendim i tillë për hudhje të aktakuzës, është marrë më 12 janar 2023 nga gjyqtari Adnan Isufi, […]

Dënohet me kusht dhe gjobë i akuzuarit se i ofroi ryshfet zyrtarit të QRAP në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Lazar Nikoliç, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 150 euro gjobë, për akuzën se ia dha 50 euro ryshfet zyrtarit të Qendrës Regjionale të Administratës të Pensioneve (QRAP) në Prizren. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit u shpall të hënën, […]

23 vjeçarja, që vdiq në aksidentin tragjik në New York nga Hasi i Kosovës

Në aksidentin tragjik automobilistik në New York, ku mbeti e vdekur një nënë shtatzënë, kjo pasi bashkëshorti i saj po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, sipas detajeve të fundit pritej që ajo të lindte një vajzë në 12 prill. Si pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj, e cila priste të […]

Kapen 107 kilogramë marihuanë në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike. Në bashkëpunim me oficerët […]

E kapën vajzën trejavëshe me gjithë djep”, rrëfimet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Fatmire Berisha, e […]

24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit. Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Aty heroikisht dhanë jetën: […]

Vjedhje një një shkollë të Komunës së Prizrenit

Policia ka njoftuar për vjedhjen e dy laptopave në shkollën e fshatit Lubizhdë të Prizrenit. Referuar raportit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shkollës dhe nga aty kanë arritur të marrin dy laptopë dhe një shtëpizë të kompjuterit. Policia ka deklaruar se po heton rastin. /Gazeta e Prizrenit /

Prizren: Gjashtë të lënduar në një aksident

Gjashtë persona, dy shoferë dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Mbështetur në raportin 24-orësh të Policisë, aksidenti në mes të dy veturave ka ndodhur në rrugën e Transitit, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti nga PK:  Rr. Transitit, Prizren (NN) 27.01.2023 – 21:05. Ka ndodhur aksident trafiku […]

Prizren: Gjykimi ndaj ish-përmbarueses private, propozohet dëgjimi i një dëshmitari

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, e akuzuara ish-përmbaruesja private, Saranda Kuçi ka propozuar që në cilësi të dëshmitari të dëgjohet Bajrush Gashi. Propozimin e të akuzuarës Kuçi, e ka aprovuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi. Kuçi po akuzohet se duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Procedurën Përmbarimore, ka urdhëruar përmbarimin […]

Prizren: Grabitje e armatosur në filialin e një institucioni mikrofinanciar

Filiali i një institucioni mikrofinanciar në Prizren është grabitur të premten pasdite. Sipas Policisë së Kosovës, grabitja është kryer nga një person i armatosur dhe i maskuar. “Në ora 15:12 minuta, një punëtore e një institucioni mikrofinanciar ka raportuar në Polici se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka […]