Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit me të dhëna sa i përket situatës me COVID-19 në Kosovë. Sipas raportit 24 orësh, janë regjistruar katër raste të reja të infektimit ndërsa janë shëruar 49 qytetarë. Raste aktive janë 196 ndërsa brenda ditës nuk është vaksinuar asnjë qytetarë./IO