16-05-2025

Kryesore

Sulmohet një patrullë policore në afërsi të Landovicës

Një patrullë e policisë është sulmuar nga një person në fshatin Landovicë të Prizrenit. Sipas policisë I dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit. Njoftimi i policisë Fsh. Landovicë, Prizren 22.04.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me gjobë të trafikut, i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor. […]

Tërmet në Kosovë, ndjehet fort edhe në Prizren

Një tërmet ka goditur Kosovën, para disa minutash.  Ai është ndier fort edhe në Prizren, raporton Gazeta e Prizrenit. Mediat e Shqipërisë kanë raportuar se tërmeti i fortë ka goditur Ballkanin mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tij janë ndier në Shqipëri, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Sipas tyre, forca e tërmetit ka […]

Prizren: Shpallet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave

Prizreni ka shpallur konkursin për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave në nivel komune, që është hapur nga Drejtoria e Arsimit, raporton Gazeta  e Prizrenit. Konkursi është shpallur për disa shkolla fillore, si dhe për ato të mesmet e larta që menaxhohen nga DKA,  përfshirë gjimnazin “Gjon Buzuku”, atë “Remzi Ademaj“, Shkollën e Mjekësisë,  si dhe […]

Gjendja e fundit rreth Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Tashmë edhe zyrtarisht është hapur platforma për të aplikuar për 100 eurot shtesë nga Qeveria e Kosovës

Tashmë edhe zyrtarisht është hapur platforma për të aplikuar për 100 eurot shtesë nga Qeveria e Kosovë. Lidhur me këtë detaje kanë dhënë nga Ministria e Financave. Përmes, një njoftimi në Facebook, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat […]

Gjykimi për shpërthimin në Zhur: Ç’farë thotë dëshmitari

Këtë deklarim e dha dëshmitari Rami Badalli të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit, të cilët po akuzohen për rastin e shpërthimit në Zhur, ku kishte vdekur polici Sami Thaçi. Dëshmitari Rami Badalli deklaroi se të akuzuarin Iran Badalli e ka të afërm në lagje dhe se […]

Prizren: Prokuroria ngrit 4 aktakuza kundër 6 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i […]

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Në Prizren është gjetur i vdekur një person . Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe mjekësore, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të […]

Vetaksident i rëndë në “Ibrahim Rugova” – dyshohet për të vdekur

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, satësisht pranë hyrjes së Prizrenit. Sipas informatave të para, një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Në video shihet se një person i mbuluar në rrugë. Dyshohet se viktima është shtetas i Shqipërisë./IO

Në Prizren largohen lëmoshë-kërkuesit nga rrugët

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, saktësisht stacionet policore, kanë vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë-kërkuesit në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të këtij aksioni Policia, ka ndaluar dy perona ku një është nga Republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Prizren e të cilët […]