09-07-2025

Kryesore

Gjendja me COVID-19 : Kaq të vdekur e 68 të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 8 qytetarë të prekur me COVID-19 derisa janë edhe 68 raste të reja të infektuar me virus. Kjo është bërë e ditur të martën nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. “Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv […]

Prizren: Ngritet aktakuzë kundër 13 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës […]

20 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv […]

Vidhet një veturë në Prizren

Në Prizren para tri dite është vjedhur një veturë me targa vendo. Rastin në Polici e ka raportuar pronari i veturës, ndërsa rasti ka ndodhur në rrugën “Meriman Jakupi”. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastin po vazhdon të hetohet.

Raporti për gjendjen me Covid: Kaq raste dhe viktima në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të […]

Sot filloi mësimi, nxënësit u rikthyen nëpër shkolla

Pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë me koronavirus, sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. MASHTI […]

Prej sot futja në lokale me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Sektorit të gastronomisë prej sot do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme. E për të hyrë brenda, klientëve do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19, testi negativ apo ai serologjik. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit. Ky vendim i Qeverisë, po […]

Vërmicë/ Prizren: Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë, njërin e fshehu në bagazh të veturës

Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar me migrantë, dy prej të cilëve fëmijë. Sot rreth orës 07:45, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë derisa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veturë të tipit Audi […]

Pesë të vdekur dhe 77 raste pozitive me Covid-19

Pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 77 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 4322 mostrave. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 152.758. Janë 4176 […]

Ja si parashihet të kompensohen 18 ditët e humbura të mësimit në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se në takimin e realizuar të Task-forcës në nivel MASHTI, ku përfaqësohet nga të gjitha institucionet relevante si: IKSHPK, SBASHK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit u rekomandua për kompensimin e ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me Pandeminë COVID-19, shkruan “Indeksonline”. Kompensimi […]