28-11-2025

Kryesore

Gjendet granatë dore në oborrin e Spitalit të Prizrenit

Një granatë dore është gjetur mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, në afërsi të repartit të Urgjencës, ku ndodhen edhe bombolat e oksigjenit. Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e para për sigurimin e […]

E dhimbshme: 74-vjeçari në Prizren vdes papritur derisa po merrte pensionin, zbulohet identiteti i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një qytetar ka ndërruar jetë në rrethana të papritura, sapo kishte marrë pensionin, raporton Gazeta Sinjali. Rasti është raportuar rreth orës 20:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren, ku i ndjeri ishte sjellë nga autoambulanca. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi […]

ZRRE miraton shtrenjtimin e rrymës: Qytetarët do të paguajnë 16.1% më shtrenjtë për energjinë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në mbledhjen e sotme ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, duke vendosur një rritje të çmimit prej 16.1% për periudhën 1 maj – 31 mars të vitit të ardhshëm. Ky vendim vjen pas një rritjeje të ngjashme, e cila ishte vendosur më […]

Dëshmitarja deklaron se vra*sja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës, thotë se ky i akuzuar e hoqi CD e kamerave

Në gjykimin ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen në lokalin “Kobra City”, dëshmitarja A.S., e cila ishte punëtore në lokal, tha se i akuzuari Roland Susuri e kishte larguar CD-në e kamerave të lokalit dhe se të njëjtin e ka parë me armë. Tha se fatura prej 400 euro nuk ishte […]

Hekurudha Prishtinë – Durrës ka gjatësi 105.8 kilometra e14 tunele  

Është prezantuar studimi i fizibilitetit dhe projekt-idesë për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në një ceremoni të mbajtur dje në Shkodër. Ministrja e Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku e ka quajtur kapitull të ri ndërtimin e hekurudhës “Kuq e Zi”. “Një hap konkret drejt jetësimit të një projekti kombëtar, që na afron edhe më shumë duke hapur një […]

Hekurudha Durrës – Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit, Balluku: Një nyje strategjike e tre korridoreve evropiane

Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, e njohur si “Hekurudha Kuqezi”, e cila do të kalojë nga Durrësi në Shkodër, më pas në Gjakovë dhe do të përfundojë në Prishtinë. Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku e cilësoi projektin si “moment historik për Shqipërinë”, duke theksuar se hekurudha nuk është thjesht […]

Tentuan të fusnin mbi 20 mijë euro pa i deklaruar në Shqipëri, procedohen penalisht dy kosovarë

Policia kufitare në Morinë ka ndaluar dy shtetas kosovarë, të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me një shumë prej 20 200 eurosh të padeklaruara. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një automjet tip “BMW”, me drejtues […]

Policia konfirmon vdekjen e 22-vjeçarit nga Malisheva, u lëndua rëndë në vendin e punës 

Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur, pasi ishte lënduar para pesë dite në vendin e punës, raportoi mbrëmjen e sotme Gazeta e Prizrenit Bëhet fjalë për Isuf Xhyliqin, nga fshati Marali te Malishevës. Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se se më 7 prill i […]

‘Etno Fest’ do të shënojë 15 vjetorin me ‘Identitetin’

Festivali i kulturës dhe traditës shqiptare, Etno Fest, këtë vit festivali vjen me temën mbi IDENTITETIN, duke sjell performanca teatrale që eksplorojnë rrënjët, përkatësinë dhe tregimet personale. Referuar një njoftimi për media, fshati Kukaj edhe këtë vit do të ketë koncerte muzikore që ndërthurin meloditë tradicionale shqiptare me ritme bashkëkohore. “Ekspozita dhe instalacione artistike, që […]

Prej tash për të hyrë në Maqedoni të Veriut do të ketë vetëm një kontroll kufitar

Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbajtur ceremonia hapëse e projektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar mes dy vendeve. Në këtë ceremoni, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani e tutje, qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës. “Është kënaqësi që pas një […]