14-04-2026

Kryesore

Prizren: Arrestohet për ryshfet shtetasi serb në Vërmicë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro. Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur në pikë kalimin kufitar […]

Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në një ngjarje të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës në qendër të Prizrenit, u bë e ditur se kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale […]

Lypësarët – një imazh i keq për Prizrenin

Prizreni, me trashëgiminë e tij të pasur historike e kulturore, si dhe me mikpritjen që e karakterizon, është një ndër qytetet më të bukura dhe më të vizituara në Ballkan, përcjell Gazeta e Prizrenit. Një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët që është Shatërvani – zemra e gjallë e qytetit, ofron një atmosferë unike […]

Dështoi përsëri, seanca e 49-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pa rezultat

Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon. As tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk prodhoi zgjidhje, meqë seanca e së shtunës përfundoi pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përkundër pranisë së 90 deputetëve në sallë, vetëm 50 prej tyre votuan për formimin e komisionit të fshehtë që do të duhej […]

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Universiteti i Prishtinës ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga kandidatët për studentë në Fakultetin e Mjekësisë, lidhur me gabime të mundshme teknike në testin pranues, konkretisht në pyetje nga lëndët e kimisë dhe biologjisë. Siç thuhet në komunikaten zyrtare të UP-së, rektori i Universitetit, prof.Arben Hajrullahu, është takuar sot me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, […]

Prizren: Vdes një person në rrethana ende të paqarta

Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve serioze që mori, por që ende nuk dihet se si erdhi deri të këto plagë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfimoi se i ndjeri, sipas informatave fillestare, ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj zyrtarit doganor që dëmtoi buxhetin e Kosovës me mbi 3.000 euro

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash u arrestuan të enjten në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë. Sot, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti […]

KFOR patrullon në Prizren – forcat italiane angazhohen për siguri dhe stabilitet

Misioni i udhëhequr nga NATO – KFOR ka bërë të ditur se ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) po zhvillojnë patrullime në komunën e Prizrenit. Sipas njoftimit në Facebook, këto patrullime janë pjesë e përkushtimit të KFOR-it për të garantuar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W, si […]

Në Vërmicë Dogana e Kosovës arreston një zyrtar dhe një transportues mallrash për kontrabandë dhe keqpërdorim të detyre

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën Kufitare Vërmicë kanë realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave. Gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura. Pas zbulimit të këtij rasti, […]

Prizren: Policia sekuestron sasi të konsideruar të dr:og:ës

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, dje gjatë punës operative në terren, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2025’, kanë vërejtur një veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona të dyshuar, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i […]