26-02-2025

Kryesore

Aksident i rëndë mes dy veturave në autostradë afër Suharekës ( Pamje )

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes vërehet edhe policia.  

Prizreni ndër vite – qendra

Ky është i arrestuari për sulm ndaj zyrtarit policor të Trafikut Rajonal në Prizren

Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të premten në Dragash, teksa Policia e Trafikut Rajonal në Prizren po patrullonte në një pikë kontrolli. Dy persona që ndodheshin në një […]

Parashikimi për ulje të temperaturave, MSH ka një njoftim të rëndësishëm për orarin e punës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot. Në njoftimin e MSH-së thuhet se java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. “Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar […]

Arrestohen tre persona për vjedhjen e një lope në Suharekë

Policia njoftoi se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e një lope në Suharekë. Të dyshuarit me inicialet J.K., A.M. dhe S.M. dyshohet se më 17 shtator të vitit të kaluar në fshatin Bllacë të Suharekës kanë vjedhur një lopë. Gati një vit pas rastit, më 19.07.2024, Policia pas hetimeve ka arrestuar tre […]

Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim, kreu krime lufte në Kosovë

Ekrem Bajroviqi është dënuar me 12 vjet burgim nga drejtësia e Kosovës. Bajroviqi është shpallur fajtor për krime lufte në Kosovë në vitet 1998-1999, në Istog dhe në fshatrat përreth. Ai ka qenë i implikuar në vrasjen, bastistjen, rrahje, maltretim tortura dhe trajtim në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile./IndeksOnline

Në kohën e Ismail Qemalit, tërë Shqipëria kishte vetëm 48 shkolla shqiptare

Një intervistë me ish-ministrin e arsimit Kristo Floqi, e botuar në revistën “Evropa Lindore” me 20 tetor 1921, sjell një panoramë të arsimit në Shqipëri në fillim të viteve ’20-të. Duke sjellë fakte që nga vitit 1912, e deri në kohën që flitej pra në 1921, Kristo Floqi zbulon për publicistin se si ishte rritur […]

Prizreni ndër vite ( vitet 80-ta ) shek. kaluar

Prizreni para gjysmë shekulli (vitet 80-ta) Foto: Ilaz Bylykbashi

Zbulohen barna ilegale në një barnatore në Prizren

Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar […]

Vapa tropikale në Kosovë, por këto ditë priten stuhi dhe rrebeshe shiu

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka njoftuar se nga e mërkura deri të shtunën pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu dhe rryma ajrore më të ftohta. Siç thotë ASHNA “do të kemi zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një […]