04-11-2025

Kryesore

Kurti ekspozon emblemat e sekuestruara pas sulmit në Ibër-Lepenc: Dëshmi e përfshirjes së grupeve ekstremiste serbo-ruse

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas sulmit ndaj kanalit të Ibër Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Kurti ka thënë se ky zbulim të cilin ai e ka cilësuar si shqetësues, dëshmon për përfshirjen […]

Për 100 ditë aprovohen mbi 25 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës, ja kur mbyllet afati

Më 26 dhjetor do të përfundojë periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se për 100 ditë ka aprovuar 25 mijë e 253 aplikime, ndërsa ka refuzuar 1 mijë e 631 të tjera. “Deri më tani, gjatë këtyre 100 ditëve, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, janë  […]

Prizren: Deputetja e VV-së dhe të tjerët deklarohen në rigjykim për rastin “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Jetmire Vrenezi, ish-drejtori i Inspektoratit, Islam Thaçi, Egzonë Morina-Thaçi, Shqipron Krasniqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj u deklaruan të pafajshëm në rigjykimin për korrupsion. Në këtë seancë trupi gjykues pati ndryshim, ku në vend të gjykatëses Kimete Kicaj u vendos gjykatësja Teuta Krusha, me […]

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy grave që dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë e qytetarëve në identifikimin e dy grave të dyshuara për vjedhje. Policia ka publikuar edhe fotot e të dyshuarve, ndërsa vjedhja ka ndodhur në Prishtinë.“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin […]

Miratohet edhe ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Projektligji mori 61 vota për dhe pa ndonjë kundër apo abstenim. “61 vota për, zero vota kundër, zero abstenime, konstatoj se Kuvendi e miraton Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor”. Pas kësaj menjëherë ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben […]

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore që ishte kundërshtuar nga Kushtetuesja

Shqyrtimi i parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Lidhur me këtë Projektligj, ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Qeveria nuk ka përpiluar një ligj të ri, por vetëm janë […]

Policia jep detaje për rastin e kapjes me granatë të një personi në një restorant në qendër të Prizrenit

Raportimi i një rasti sot pasdite se në një kafteri, ndodhet një person me një mjet shpërthyes ka alarmuar Policinë. Sot, ( 04.12.2024) rreth orës 15:30, Policia  ka marrë informatën se një dyshuari (mashkull /shqiptar 22 vjeçar), ndodhet në një restorant në qendër të Prizrenit dhe në gjepin e xhaketës  mban një mjet të dyshuar, […]

Prizren: Ky është personi që u kap me granatë dore në një kafeteri në qendër

Policia në Prizren është alarmuar sot pasdite pas denoncimit të një rasti në një kafteri, ku u kap një person me një mjet shpërthyes që e mbante në xhep. Aktivizimi i Policisë rezultoi em arrestimin e të dyshuarit, emër i njohur për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali. Incidenti u shënua në lokalin ‘Best Caffe’ […]

Arrestohet një person në Prizren – Policia i gjen substanca narkotike në shtëpi

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga dje edhe një person në Komunën e Prizrenit, […]

Municion, armë dhe uniforma gjenden gjatë bastisjes në veri – ka ku ishin fshehur

Policia e Kosovës ka kryer sot edhe një bastisje në veri të vendit pas shpërthimit në Ibër-Lepenc, raporton Gazeta Sinjali. Aty ka gjetur municion, armë dhe uniforma. Policia ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle në disa objekte ndihmëse në qytetin e Zubin Potokut. Atje, në një kotec pulash, të fshehura nën kashtë dhe […]