04-11-2025

Kryesore

Në Morinë kapen me mijëra euro të padeklaruara, procedohen dy të rinj nga Kosova

Dy të rinj nga Kosova janë kapur në Morinë gjatë kontrollit, pasi në automjetin tip “Volkswagen” kishin 18.000 franga zvicerane dhe 9. 150 euro. Mësohet se ata këto para i kishin të padeklaruara dhe si pasojë u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Tashmë, prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj tyre. […]

Çfarë tha në Gjykatë i dyshuari për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit?

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Dragisha Viqentijeviqit, i arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të kryer kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në zonën e Zubin Potokut më 29.11.2024. Caktimin e masës së paraburgimit e ka konfirmuar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Millosh Delloviq. Në një […]

I vetmi kandidat për Kryeprokuror të Prizrenit, si do t’i adresojë Kryeziu problemet e Prokurorisë?

Petrit Kryeziu, aktualisht ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është kandidati i vetëm për të parin e kësaj Prokurorie. Në koncept-dokumentin se si do t’i adresojë ai problemet, Kryeziu ka shkruar se aktualisht kjo Prokurori po ballafaqohet me sfida të shumta, ndonëse ka shënuar progres dhe ndryshime pozitive, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas […]

Prizren: Reagime të ashpra për mungesën e ngrohjes në Shtëpinë e Kulturës, përkundër riparimit dyvjeçar të kushtueshëm

Ndonëse, këtë javë në Prizren, me një pompozitet medial u bë përurimi i renovimit të shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, që sipas raportimeve kushtoi afër 800 mijë euro, ndërsa zgjati dy vjet, që në fillim u shfaqën probleme. Kjo shkaktoi reagime nga intelektual, kuvendar e qytetar, duke kritikuar investimin si “gjuajtje parash” dhe punime “shkel […]

Prizren: Përurimi i Teatrit “Bekim Fehmiu”, familjarët e Xhemajli Berishës akuzojnë komunën se ndau Shtëpinë e Kulturës në dy institucione

Komuna e Prizrenit dy ditë më parë ka përuruar rinovimin e Shtëpisë së Kulturës, e cila mban emrin e dëshmorit dhe veprimtarit të madh, Xhemajli Berisha tash e gati 25 vite. Megjithatë, që pas këtij rinovimi, jo çdo gjë ka shkuar si është më së miri dhe kjo ka hasur në kundërshti. Janë pikërisht familja […]

Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku një këmbësore është goditur nga një veturë. Gruaja e cila u godit nga vetura është M.M e lindur në vitin 1971, e cila si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim në QKUK. Ndërkaq i dyshuari, është A.B. […]

Arrestohet një person në Prizren, kanosi e ofendoi një polic

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka kanosur dhe ofenduar një polic. Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari me vendim të […]

Prizreni në festën e shumëfishtë kombëtare

112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot janë mbushur plot 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. 28 nëntori i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit. Në krye me Ismail Qemalin, u bë realitet ëndrra pesëshekullore për mëvetësi. Kjo ishte edhe fryt i përpjekjeve dhe luftërave të shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë […]

Ngritet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” nga neni 420, dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”. Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në […]