13-12-2025

Kryesore

Prizren: Arrestohet i dyshuari për posedim dhe shpërndarje të nar*koti:këve

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike. Sipas informacioneve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, më 24 tetor 2025, rreth orës 02:00. Patrulla e Stacionit të Policisë në Prizren ka ndaluar për kontroll një veturë […]

Dënohet me 10 ditë burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal të Zi

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo. Ai ishte ndaluar sot nga policia malazeze, pasi kishte vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi. Përpos tij, policia kishte ndaluar edhe […]

Prizren: Këto janë kutitë e votimit që shkuan në rinumërim

Dy kuti të votimit nga Prizreni janë dërguar për rinumërim njoftoi KQZ. Burime të portalit Gazeta e Prizrenit nga Qendra Komunale e Zgjedhjeve në Prizren konfirmuar se vendvotimet janë në fshatin Velezhë. Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutitë e votimit rekomandohen për rinumërim në rastet kur konstatohen mospërputhje, për shembull kur […]

Përfundon takimi në Itali, ja rezultati Bashkimi i Prizrenit – Pallacanestro Reggiana

Pallacanestro Reggiana, e fortë për Bashkimin e Prizrenit. Bashkimi është mundur në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat 100:65 (31:17, 21:21, 29:13, 19:14). Te Portokallezonjtë, Isaiah Cousins kishte 19 pikë, Lejson Zeqiri 14 dhe De’Quon Lake 13, njofton FBK përcjell Gazeta e Prizrenit.     […]

Prizren: Vdes një person në lagjen “Jeta e Re” pas vetaksidentimit 

Një person në lagjen “Jeta e Re” ka humbur jetën pas një vetaksidenti, që ka ndodhur dje në Prizren. Referuar njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Aziz Tolaj”, derisa viktima, një person shtetas i Kosovës, ishte duke lëvizur me biçikletë elektrike. “Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit,  një 43-vjeçar me inicialet S.L., derisa ka […]

Vetaksident në Prizren, vd*es një person me motoçikletë

Sot, më datë 21.10.2025, rreth orës 10:15, në rrugën “Aziz Tolaj” në Prizren është raportuar një vetaksident me motocikletë elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit. “Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit,  një 43-vjeçar me inicialet S.L., derisa ka qenë duke lëvizur me motoçikletë në një moment ka zvogëluar shpejtësinë dhe ka dhe është rrëzuar në tokë”, konfirmoi […]

Prizren: Në Vërmicë Dogana kap barna dhe suplemente të padeklaruara – vlera mbi 1.600 euro

Dogana e Kosovës, mbrëmë gjatë një kontrolli rutinë, zyrtarët ndaluan një automjet në të cilin u zbuluan barnat dhe suplementet e fshehura në bagazhin e automjetit, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar njoftimit vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro. Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë […]

Kërkohej nga Norvegjia, arrestohet kosovari 35-vjeçar në pikën kufitare të Morinës

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një kosovar 35-vjeçar në pikëkalimin në Morinë. Ai po kërkohej nga Norvegjia. J.K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi nga Gjykata e Sor Rogaland po akuzohet për “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje”. “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive […]

Numërohen votat e diasporës në Prizren, ja sa morën Abrashi e Totaj

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për komunën e Prizrenit. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka fituar më së shumti vota nga diaspora, duke marrë 33.30%, i dyti ka dalë Shaqir Totaj nga PDK me 31.73%, shkruan Reporteri,net. Driton Selmani kandidat i LDK-së është renditur i treti me 11.38%, kurse […]

50 fishekë dhe mar*ihuan:ë nën gomën rezervë, arrestohet në Vërmicë një shtetas shqiptar

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi të njëjtit gjatë kontrollit në pikën kufitarë në Vërmicë, nën gomën rezervë i është gjetur një kuti me 50 fishekë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se fishekët ishin të kalibrit 9mm, derisa njofton se tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar edhe një […]