16-12-2025

Prizren

Prizren – Gjashtë persona përfundojnë në Spital, u rrahen nga tre të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë persona të tjerë. Si pasojë e lëndimeve, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje, sulmojnë fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, […]

Premtojnë për qytetarët, por disa kuvendarë punojnë për vete: Kujdes në zgjedhje!

Ndërsa po afrojnë zgjedhjet lokale, partitë politike janë përqendruar në përpilimin e listave të kandidatëve, përmes të cilëve synojnë të sigurojnë votat e qytetarëve. Por çfarë na ka mësuar e kaluara? Jo rrallë, disa prej atyre që kanë marrë votën e qytetarëve me premtime të mëdha, kanë përfunduar duke i shërbyer interesave të tyre personale, […]

Editorial: A po e anashkalon Shaqir Totaj – Vrrinin, bastionin tradicional të PDK-së?!

Në Vrri – zemrën elektorale që për vite me radhë në zgjedhje lokale i dha fitore të njëpasnjëshme PDK-së, tashmë vërehen disa mungesa të rëndësishme në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit. Pas prezantimit të kësaj liste nga kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për një mandat të ri, Shaqir Totaj, Gazeta e […]

Zjarri përfshin fusha e male në mes të Mamushës e Medvecit, ndihmojnë edhe zjarrfikësit e KFOR-it turk

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në mes të fshatit Medvec dhe komunës së Mamushës, duke përfshirë fusha, tjerrina dhe një pjesë të malit. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar rreth orës 15:45, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar njësitë vendore së bashku me zjarrfikësit e […]

EMN: Kryetari i Prizrenit të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë në qeverisje

Ojq “EC Ma Ndryshe” delaron se duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre me etikë, kërkon shkarkimin e menjëhershëm apo dorëheqjen e drejtorit komunal ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Komunikata e […]

Arrestohen pesë persona për organizimin e bixhozit të paligjshëm në Prizren

Policia njoftoi se me datë 19.08.2025, njësitet policore nga Stacioni Policor Prizren, pas një pune të përkushtuar hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, kanë zbatuar urdhër kontrolli në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e lokaleve të caktuara mundësonin zhvillimin […]

Editorial: Nga djegia e ‘Farmakosi-t’ e deri te leja ndërtimore që çoi në aktakuzë për zyrtarët komunalë të Prizrenit

Prizreni tashmë e ka humbur njërën prej gjurmëve të rëndësishme të së kaluarës industriale – fabrikën e vetme farmaceutike në Kosovë, “Farmakos”,  ndërsa përpjekjet për ndërtim në truallin e saj të kontestuar kanë çuar në ngritjen e aktakuzave ndaj zyrtarëve komunalë dhe kundërpërgjigjeve të tyre ndaj nivelit qendror, shkruan Gazeta e Prizrenit. Më 8 shkurt […]

Gjimnazistja e dalluar e Prizrenit që fitoi bursën 100% për Mjekësi në Turqi

Sena Tyfekçi, që sapo përfundoi gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ka arritur një nga sukseset më të larta akademike për një të re nga qyteti ynë, duke fituar bursën prestigjioze “Türkiye Burslari” me mbulim të plotë (100%) për studime në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin Akdeniz, Antalya, Turqi, shkruan Gazeta e Prizrenit. Edukata dhe talenti […]

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri, ndalohen dy të dyshuar

Gjatë datave 16–18 gusht 2025, në dy raste të ndara, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë gazmendeve familjare, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm për sigurinë publike. Rasti i parë – Rruga “Refik Shala”, Prizren Më 16.08.2025, rreth orës 01:40, është pranuar […]

Prizren: Gypi i dëmtuar lë pa ujë disa fshatra

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin Ø125 mm në daljen e rezervuarit në fshatin Kobaj, pa ujë do të mbesin përkohësisht këto fshatra: – Kobaj – Vlashnjë (pjesërisht) – Grazhdanik – Nashec – Atmaxhë – Tupec “Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. […]