06-11-2025

Prizren

Veseli: Kosova do të ecë përpara me Amerikën, Vetëvendosja sërish po i mashtron prizrenasit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Palestrën e Sporteve në Prizren, ka thënë se ka shumë entuziazëm te prizrenasit për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Veseli nga Prizreni ka premtuar se do ua rris pensionet për 80 për qind të gjithë pensionistëve në Kosovë. Ai para […]

Shaqir Totaj: Imazhi i Kadri Veselit, garanci e fortë që proceset do përmbyllen me sukses

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ky subjekt partiak ka platformën më të mirë për qytetarët. Në një tubim elektoral në Prizren ai ka ftuar bashkëvendasit e tij për të votuar kandidatin e tyre për Kryeministër, Kadri Veselin, pasi thotë se vendit nuk i duhet askush që do ta ndërtojë vendin […]

Zgjedhjet, rreth 1.500 të burgosur votojnë më 6 tetor

Kutive të votimit më 6 tetor do të iu drejtohen edhe të burgosurit. Brenda qelive, rreth 1 mijë e 500 të burgosur do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Votimi do të zhvillohet nëpër burgjet e vendit dhe sipas SHKK’së nuk ka dallim nga qendrat e tjera të votimit. Ata kanë afat të […]

Mehmet Sulaj nga Prizreni, i ftuari i radhës nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 128 në Zonën Operative të Pashtrikut, Mehmet Sulaj nga Prizreni, është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, raporton KP. Mehmet Sulaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, tani veteran i luftës i cili jeton në Prizren, është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për […]

Aktakuzë ndaj inspektorit në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.M., në cilësi të personit zyrtar si inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në Kumtesën e Prokurorisë thuhet se  i […]

Goditet nga vetura një femër në Prizren

Në Prizren është goditur nga vetura një femër, dhe ka pësuar lëndime. Policia ka njoftuar se i dyshuari (K-Shqiptar) përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësoren  K-Boshnjake”, “Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia. Nuk raportohet për të arrestuar./GazetaePrizrenit.net”/

Prizren: Drajçiqi mbetet pa shkollë, serbët kundërshtojnë nga 2013-a

Në mungesë të shkollës në fshatin e tyre, Drajçiq të Prizrenit, çdo ditë nxënësit udhëtojnë rreth 18 km për ta vijuar mësimin në shkollën e fshatit Mushnikovë. Për ndërtimin e shkollës së re në fshatin e tyre ka vite që po presin, por ajo është shkatërruar nga vjetërsia. Ndërtimi i objektit të ri po kundërshtohet […]

A po e humb Vetëvendosja edhe drejtimin e Kuvendit të Prizrenit?

Dështimi i mbledhjes së djeshme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit,  tregoi krijimin e një realiteti të ri në Prizren. Lëvizja  Vetëvendosje me partnerët qeverisës LDK-në dhe partitë e komunitetit boshnjak e turk, nuk i ka votat as për të mbajtur mbledhje,  e lëre më për të marrë vendime, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Para organit më […]

Çfarë pritet të ndodhë sot në rajonin e Prizrenit?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 17:00 Në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, në Malishevë, fushata zgjedhore e kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani. Ora 17:40 Në Prizren Partia Demokratike e Kosovës hap fushatën zyrtare zgjedhore. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”). /GazetaePrizrenit.net/

Gjatë 24-orëshit, trefishohen lindjet në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 21 raste të lindjeve. Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm gjashtë raste,  kjo shënon jo vetëm shtimin për më tepër se tre fish të të lindurve, por edhe një numër që ka munguar prej ditësh në këtë qytet, […]