26-10-2025

Prizren

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren nuk hesht – i kundërpërgjigjet Shaqir Totajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media, njoftoi se do të mbajë konferencë për media të hënën, kur qëllimi i të cilës siç është informimi i opinionit publik lidhur me deklaratat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë konferencës së sotme për media. Në komunikatë, “Hidroregjioni Jugor” […]

Spitali i Prizrenit kryen me sukses dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë realizuar për herë të parë dy koronografi të pavarura nga ekipi vendor i Kardiologjisë Invazive, pa asistencën e QKUK-së, përcjell Gazeta e Prizrenit Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të brendshme dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientët. Deri më tani, […]

Dr. Kabashi prezanton planin për shërbime shëndetësore cilësore në Has

Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga LDK-ja, Fejzë Kabashi, ka prezantuar planin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rajonin e Hasit, duke synuar ofrimin e kujdesit mjekësor cilësor, të përditshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, raporton Gazeta e Prizrenit. Postimi i plotë i Dr. Fejzë Kabashit Shëndetësi: pjesa V Rajoni i Hasit, plani […]

Zbulohet deklarim i pasaktë i origjinës së materialit ndërtimor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit rutinor të mallrave që hyjnë në territorin e vendit, është identifikuar një rast i mosdeklarimit të saktë të origjinës së produktit gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës. Ngarkesa në fjalë përbëhej nga materiale ndërtimore, konkretisht shufra çeliku, të deklaruara si me origjinë nga një […]

Në Prizren arrestohen tre të dyshuar për mashtrim

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar pasi dyshohet se kanë marrë para me pretendimin se do t’i ndihmonin një personi të tretë. “Hetimet për […]

Prizren: Policia konfirmoi vdekjen e 71-vjeçarit, që dyshohet se ra nga Kalaja

Një person 71 vjeçar dyshohet se është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Rastin për portalin Gazeta e Prizrenit e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit. Sipas tij, sot pak pas orës 11:00, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga […]

Bie nga Kalaja e Prizrenit, vdes një person

Një person ka hunbur jetën pasi raportohet se ka rënë nga Kalaja e qytetit, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia konfirmoi se sot, me 09.09.2025, rreth orës 11:00, ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca. Zëdhënësi rajona i […]

Shkolla e mesme në Gjonaj ( Has ) – vatra arsimore me histori, por pa hapësirë për mësim

Shkolla e Mesme në Gjonaj – Ndikimi i saj dhe sfidat aktuale Shkolla e Mesme në Gjonaj, nga e cila vjen edhe kryetari Shaqir Totaj, ishte hapur në kushte të vështira, falë kontributit të shumë hasjanëve gurbetqarë që financuan ndërtimin e objektit në lagjen Brezje, si dhe falë përkushtimit të disa intelektualëve dhe profesorëve hasjanë. […]

Ekstradohen dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë të cilët kishin urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë edhe njësitet tjera relevante të PK-së, me datën 09.09.2025 përmes pikës kufitare Vërmicë ka bërë ekstradimin e dy të dyshuarve shtetasve të Kosovës. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar nga […]

Sot parashihen ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të komunës së Prizrenit

Ndërprerje të energjisë elektrike sot në Prizren Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën, më 09.09.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës. Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 do të […]