31-10-2025

Prizren

Komuna zëvendëson drunjtë e dëmtuar dhe të vjedhur në Prizren

Komuna e Prizreni, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar të bëjë zëvendësimin e drunjve të dëmtuar dhe atyre të vjedhur,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njoftohet se janë evidentuar gjithsej 76 drunj të dëmtuar dhe 99 të tjerë të vjedhur. Në njoftimin e Komunës, thuhet zëvendësimi i tyre po bëhet aktualisht në rrugët periferike të komunës, ndërsa […]

Një vit burgim prizrenasit për lëndim trupor

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor. I akuzuari me iniciale SH.K. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti. Në […]

Mustafa në Prizren: Sfidë mbetet siguria në shkolla dhe në komunikacion

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka diskutuar lidhurme sigurinë në këtë komunë, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa. Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi u tha se puna e ministrisë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve, identifikohet më mirë përmes debatimit mbi çështjet e sigurisë […]

Sot Folk grupi nga SHBA-të do të interpretojë në qendër të Prizrenit

Interpretuesit amerikanë janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit. Nga 3 deri më 8 prill ky grup nga Oklahoma do të mbajë koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën. Aktivitetet e tyre […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Shtëpia e Bardhë, Prizren). Ora 13:30 – 14:30 Folk grupi nga SHBA “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” do të interpretojë në […]

Trefish më shumë djem se sa vajza të porsalindura në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar tetë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 6 meshkuj 2 femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është numri më i madh apo trefish më shumë i foshnjave të gjinisë mashkullore, krahasuar me gjininë femërore./GazetaePrizrenit.net/

Aktakuzë për zyrtarin e Qendrës së Regjistrimit të Veturave në Prizren (VIDEO)

Falsifikime dokumentesh po dyshohet se ka bërë një punëtor në Qendrën e Regjistrimit te Automjeteve ne Prizren. Institucionet relevante kanë ngritur ndaj tij një aktakuzë, njofton Klan Kosova. Share

Prizren: Banorët e Pouskës në hall me arinjtë (VIDEO)

Ndihmë nga Institucionet përkatëse për kapjen e një ariu, po kërkohet në Prizren. Kafsha e egër, po thonë se po u sjell shumë dëme.

Nxënës nga komuniteti boshnjak e rom njihen me punën e Gjykatës së Prizrenit

Aktivistët e organizatës “Roma Versitas Kosova” – Dega në Prizren, realizuan projektin në  Gjykatën Themelore (GJTH) të Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Projekti kishte  për qëllim t’i mbledh 15 fëmijë të klasave të 5 -9 të komunitetit boshnjak dhe rom për edukatë qytetare, ku për një javë pesë institucione të ndryshme lokale, do t’u flasin fëmijëve rreth […]

Prizrenasi: Nuk më duhet airbag’u, më pëlqen të vdes si një burrë i vërtetë

Rrugët e Kosovës sa sjellin ngjarje tragjike, sjellin po aq edhe komike, si ky rast në qytetin e Prizrenti, transmeton Gazeta Metro. Një qytetar nga ky qytet, ka vendosur që t’i bëjë të qeshin të gjithë me veturën e tij GOLF 2. Ai ka ka vendosur një shkrim mbrapa veturës, të shkruar në gjuhën angleze […]