08-06-2025

Prizren

12 % e vendeve në UPZ të rezervuara për komunitetin turk e boshnjak

Të hënën, në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, do të përfundojë afati i paraparë për regjistrimin e studentëve, në afatin e parë të studimeve themelore -Bachelor, për vitin akademik 2018/19 ku pritet të regjistrohen 2.080 studentë, prej tyre 150 me korrespondencë, transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Në bazë të konsideratave humane, UPZ rezervon edhe të drejtën për […]

Hoxha i Prizrenit e quajti ateist, kështu i përgjigjet Ismet Kryeziu

Analisti Ismet Kryeziu i ka reaguar për herë të dytë hoxhës nga Prizreni Besim Berisha, i cili ditë më parë i krahasoj me kafshë pjesëmarrësit e festivalit NGOM Fest. Berisha duke u sqaruar për ofendimin që ua bëri pjesëmarrëseve dhe organizatorëve të festivalit, tha se Ismet Kryeziu, i cili edhe e dënoj gjuhën e përdorur […]

Të martën hapet panairi i librit ” Prizreni 2018″

Për të 10-ën herë me radhë do të organizohet Panairi i Librit “Prizreni 2018”, i cili do të hapet zyrtarisht të martën dhe do të zgjasë deri më 22 korrik, bëjnë të ditur organizatorët. Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale IKKS, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e edicionit të 10-të […]

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi që ishte në kërkim nga organet e rendit, por nuk janë dhënë sqarimet se për çfarë vepre ai gjendej në listën e policisë. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore. I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është […]

Prizren: Vazhdon përpilimi i Hartës Zonale, nuk revidohet PZHK-ja

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor ka konstatuar se Komuna e Prizrenit nuk ka nevojë që ta revidojë Planin Zhvillimor Komunal 2013-2025. Sipas këtij dikasteri, organet komunale mund të vazhdojnë me hartimin e Hartës Zonale të Komunës, por duke i marrë parasysh rekomandimet e dhëna në kuadër të Raportit të vlerësimit të zbatimit të PZHK-së, […]

Zhurma për “NgomFestin” deri te përmendja e akteve terroriste

Qysh në mbrëmjen e parë të tij, edicioni i sivjetmë i festivalit të muzikës “NgomFest” ka ngjallur debat. Por zhurma për këtë festival në qytetin e Prizrenit ka marrë kahe tjetër kur në të janë përfshirë edhe figura udhëheqëse të institucioneve fetare. Reagimi i kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berishës, ka […]

Cila është gjendja rreth furnizimit me barna në qendrën spitalore të Prizrenit?

Derisa drejtuesi e qendrës spitalore të Prizrenit deklarojnë se aktualisht mbulojnë gjysmën e nevojave me barna, pacientët ankohen se ilaçet e përcaktuara nga mjeku, përfshirë edhe majet për injeksione dhe shiringat janë të detyruar t’i sigurojnë nga buxheti i tyre familjar, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Drejtori i spitalit “Dr. Daut Mustafa” Dr. Afrim Avdaj tha se […]

Të rinjtë nga 15 shtete në Prizren, ndjekin një shfaqje që trajton martesat e hershme të vajzave

Rreth 180 të rinj nga 15 shtete janë mbledhur në kampusin e gjimnazit “Loyola” në periferi të Prizrenit, për të marrë pjesë në kampin veror që u realizua gjatë kësaj jave. Qëllimi i kampit është që të mësohet krijimi i një shfaqjeje teatrale dhe realizimi i saj, duke trajtuar temat me të cilat preokupohen të […]

Qentë endacakë “pushojnë” tek dera e Drejtorisë së Arsimit

Përkundër që zyrtarët prizrenas kanë njoftuar për fillimin e trajtimit të qenve endacakë, në qytet po vërehet një numër i madh i tyre duke lëvizur në zona të ndryshme. Përveç rrugëve dhe shesheve, ata tashmë po shfrytëzojnë edhe oborret e  shkollave apo hapësirat tjera për të qëndruar në grup. Një qytetar ka postuar në facebook, […]

Prizreni, qyteti me mbiemra të zejeve dhe të gjyshërve

Prof. dr. Simir Krasniqi, duke folur lidhur me mbiemrat e Prizrenit, tha për “Kosova Sot” pos 12 fiseve që ka kombi, në Prizren është tipik fakti se mbiemrat janë sipas zejeve. Kur dihet se dikur Prizreni ishte qytet i zejeve janë ruajtur tiparet e këtyre zejeve edhe në bazë të mbiemrave që tani i kanë […]