08-07-2025

Prizren

Vetëvendosje thotë se Qeveria e Kosovës e dha kontributin kryesor për rrënimin e objektit të ish-Ndërmarrjes “Liria” në Prizren

LVV-ja në Prizren ka reaguar pas njoftimit nga Komuna e Prizrenit se do të rrënohet objekti ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria”, duke ia atribuuar një meritë edhe Qeverisë së vendit, raporton Gazeta e Prizrenit. Në komunikatë thuhet se LVV mbështet secilin projekt që realizohet për dhe në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Njëherit, LVV-ja […]

Përfundojnë takimet në Ligën e Parë, ja rezultati Lira-Besa

Përfundoi edhe java e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Ndeshja Liria – Besa  nga Peja, grupi A: Fitorja u takoi prizrenasve me rezultat minimal, ndërsa shënoi Susuri në pjesën e parë, raporton Gazeta e Prizrenit. Në pjesën e dytë nuk pati gola. Sot u zhvilluan edhe të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje. […]

Në Prizren hapet punishtja e rrobaqepësisë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”

Sot në Prizren u mbajt ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i punishtes së rrobaqepësisë” në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza”. Projekti u mundësua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe […]

Prizren: Komuna paralajmëron se objekti i “Lirisë” do të rrënohet, në tetor për zgjerimin e rrugës

Komuna e Prizrenit, njoftoi se pas përfundimit të të gjitha procedurave të shpronësimit, më 8 Tetor 2024 do të fillojë rrënimi i objektit të ndërmarrjes “Liria,” që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane), e cila hapësirë do të përdoret për zgjerimin e rrugës, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Foto: Lidhja Shqiptare e Prizrenit ( 1972 )

Prizren: Komuna rishpallë tenderin për shërbimet juridike të përfaqësimit të saj në organet gjyqësore

Komuna e Prizrenit sërish ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve juridike lidhur me përfaqësimin e saj në organet e gjyqësorit. Në njoftimin për kontratë thuhet se në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit “do të nënshkruhet kontrata kornizë 12 mujore për shërbimet juridike, të cilat kanë të bëjnë me përfaqësimin e Komunës […]

Në Prizren rriten mashtrimet përmes internetit, gjashtë raste së fundi

Policia në Prizren ngre shqetësimin se ka një rritje të numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit. Sipas të dhënave të policisë kohët e fundi, janë  raportuar gjashtë raste të mashtrimit të kësaj natyre, në të cilat raste qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave. “Me këtë rast informon qytetarët dhe subjektet private […]

Prej sot rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë

Nga sot  e deri të mërkurën më 25 shtator, rruga nacionale Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkullim, për shkak të asfaltimit të disa pjesëve të saj. Banorët, por dhe vizitorët e Prevallës duhet të përdorin rrugët alternative. Mundësi për qarkullim do të kenë vetëm automjetet e emergjencave. Nga e hëna më 23 shtator e deri […]

LDK vlerëson se edhe premtimi i Totajt për “Transformimin e Parkut të Prizrenit” doli të jetë mashtrim ( Video )

Dega e LDK-së në Prizren e vlersoi si mashtrues kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, pasi sipas saj ka premtuar shumë para se të vinte në pushtet, por premtimet nuk janë realizuar. Transformimi i Parkut të Qytetit dhe Nënkalimi janë dy projektet që i ka përmendur LDK-ja, duke akuzuar Totajn për mashtrim, percjell Gazeta e Prizrenit. […]

Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge. Mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00 deri në 17.00.