14-11-2025

Prizren

Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur në Mushnikovë

Gjatë ditës së sotshme Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Prizren së bashku me brigadën e Zjarrëfikësve, FSK-ja dhe Policia e Kosovës kanë qenë në kërkim të një gruaja në fshatin Mushnikovë. Pas kërkimeve gruaja e zhdukur e nacionalitet serb është gjetur e vdekur  në fshatin Mushnikovë, shkruan Indeksonline. Gruaja e vdekur ishte në moshën […]

Prizren: Kapet një person me afro 100 gram narkotik dhe 450 euro

Në Prizren,l është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar 94.31 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, dy mulli për bluarje, katër pako rizlla, një telefon mobil, një peshore, 450 euro dhe 20 franga zvicerane para të gatshme. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00. Me […]

Si u zbulua shpella shekullore në Zhur të Prizrenit? (VIDEO)

Një shpelle shekullore rreth 8 metra e thellë e mbushur me stalagtitet ëstë zbuluar në Zhur të Prizrenit jo shumë larg nga kufiri shqiptar. Në tre ditë ajo është kthyer në një atraksion për vizitorë nga të dy anëtët e kufirit të cilët kërkojnë të mbrohet. Ka vetëm tre ditë që është zbuluar dhe është […]

Liria e mposht 5:0 Vitinë, krejt golat i shënoi veç një lojtar

Liria ka arritur fitore të lehtë ndaj Vitisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0. Përveq rezultatit të lartë, ajo çfarë është interesante tjetër është se të 5 golat i ka shënuar vetëm një lojtar i Lirisë, Jurgen Gjini. Me këtë fitorem, prizrenasit marrin pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë, tri më […]

Fusha takon gratë në Prizren: Gjithmonë krenare me punën tuaj

Ymran Fusha është kandidatja për deputetet nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo sot ka takuar gratë e kësaj komune. “Sot, gjatë shëtitjes në shesh, u takova me gratë që i ekspozojnë punimet e tyre dhe me këto të ardhura i mbajnë familjet. Gjithmonë krenare me punën e grave të popullit tone”, tha Fusha, shkruan Insajderi. […]

Aderime në PDK nga Nisma në Prizren

Në zyret e degës së PDK-së në Prizren, të shtunën janë regjistruar aderime të reja në këtë organizëm politik, duke iu bashkuar disa anëtarë të Nisma-s Socialdemokrate. Të shtunën janë pritur nga drejtuesit e degës së PDK-së, aderimet e reja nga Nisma Socialdemokrate. Kryetari i degës dhe kandidati për deputet, Shaqir Totaj, tha se i […]

Kapen qese me drogë në Prizren

Një person është arrestuar për posedim narkotikësh. Policia njofton se i dyshuari është K/Shqiptar, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë 5 paketime me qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 3.55 gramë. “Po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 57.51 gram substanca të […]

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur dje në Prizren. Rastin për policinë e ka raportuar djali i tij, i cili ka thënë se babai i tij është larguar nga shtëpia të premtbn nga ora 11:00 dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

Demaku në Prizren: Kriminel mund të quhet një ministër që ta vret të ardhmen e fëmijëve

Në Prizren, mbrëmë është mbajtur bashkëbisedim me temën “Reformimi i konceptit të të lexuarit të librit” me publicistin, filozofin, shkrimtarin e njohur si dhe themeluesin e  Qendrës së Mendimit Pozitiv, Daut Demakun, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Para pjesëmarrësve, në lokalet e librarisë ‘’Pena’’ për energjinë pozitive dhe përhapjen e kësaj fryme shkencore, Demaku, që mund […]

Gjendet një zarf me para, bashkatdhetari nga Korisha kërkon pronarin

Lexuesi Ismet Dakaj ka njoftuar portalin “Gazeta e Prizrenit” se derisa po kthehej për pushime në Kosovë nga Baseli për Prishtinë, ka gjetur një zarf me mbishkrimin Dadës, ku ndodheshin 500 euro. Ai kërkon personi që ka humbur ta kontaktojnë në numri 045-293-508. /GazetaePrizrenit.net