21-08-2025

Prizren

Tenderi afër 1 milionë €: Komuna e Prizrenit e rekomandon për kontratë ‘Caritasin’ me çmim trefish më të lartë

“Caritas Kosova” është rekomanduar për një kontratë të parashikuar deri në 900 mijë euro të Komunës së Prizrenit, në një vendim të dyshimtë të marrë të premten ku është eliminuar si e papërgjegjshme oferta trefish më e lirë e një konsorciumi privat. Organizata jo-qeveritare e cila nga Kisha Katolike e Kosovës njihet si shoqatë humanitare, […]

Prizren: Krerët e shtetit të Kosovës në shënimin e 146 vjetorit të Lidhjes Shqiptare

Në Prizren po shënohet përvjetori i 146-të i Lidhjes Shqiptare. Presidentja vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po marrin pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ky aktivitet është organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore […]

A po përjeton kolaps KF Liria?!

Liria duket se po përjeton një nga momentet me të vështira të saj, shkruan Gazeta e Prizrenit. Pas paralajmërimeve se Valon Osmani e ka marrë në pronësi klubin Liria dhe donatorë nga kompania “Abi”, “Red Bull”, etj., është një armatë futbollistësh që po largohen nga klubi prizrenas. Deri tash janë larguar: Gjumsi, Mecja, Cela, portieri […]

Përvjetori: Lidhja Shqiptare e Prizrenit – histori e sfidë

Sot, mbushen 146 vjet, kur filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pak histori rreth sfidave të fundshekullit të kaluar të Monumentit të rëndësishëm shqiptar është paraqitur,  në një shkrim në portalin “Gazeta e Prizrenit” , të botuar pesë vjet më parë:  

146 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

146 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave […]

Në Vërmicë kapen pjesë për makineri të rënda

Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga një shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht, deklaron Dogana e Kosovës. Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar […]

Prizren: Nisi festivali për fëmijë “Ura 2024”

Sonte, filloi edicioni i VI-të i Festivalit tradicional folklorik me këngë e valle për fëmijë “URA 2024”. Marrin pjesë ansamble nga Tirana, Shkupi, Kërqova, Lushnja, Konispoli, Novi Pazari, Vitia, Deçani, Prishtina dhe grupet prizrenase.

Prizren: Vetëvendosje reagon për rrënimin e ish-Farmakosit: Krimi i Shaqir Totajt

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, përmes një komunikate për media ka reaguar pas rrënimit të objektit të ish-Farmakosit. Në komunikatë thuhet se kryetari Shaqir Totaj, lejoi rrënimin e objektit të ish-Farmakosit, për t’i dhënë leje ndërtimore një biznesi privat, përkunder se ky komplek sipas IKMM-së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars […]

KFOR-i italian dhuron donacion për Ambulancën e MF-së në Mushnikovë

Pas renovimit tërësor të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Mushnikovë, KFOR-i italian dhuroi një donacion prej 6.000 euro për këtë institucion, përcjell Gazeta e Prizrenit. Donacioni përfshin pajisje mjekësore që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për banorët e zonës. Dorëzimin e mjeteve medicinale e bëri komandanti i KFOR-it italian, kolonel Francesco Ferrara, i […]