26-11-2024

Prizren

Prizren/ Kuvendari Ilir Gashi: Asfalti i shtruar dje filloi të dëmtohet (foto)

Dje është shtruar asfallti e sot veç ka filluar të dëmtohet. Komuna e Prizrenit po punon veç sa për sy e faqe. Ky është keqmenaxhim i parasë publike dhe tallje me popullin. Foto të dërguara nga banorët e lagjes Dardania 2, Prizren. Ilir Gashi – Asambleist i LVV-së në Kuvendin e Prizrenit

Video-incizimi për ish-prokurorin, Metush Biraj për “dyshime se mori ryshfet”, reagon ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të hulumtimit të “Betimi për Drejtësi” me “Si ish-prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogramë marihuanë”. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është hera e parë që shohim lajme të tilla si ai i djeshmi që […]

Prizren: Pse Metush Biraj u tërhoq nga aktakuza, përkundër se thoshte se prova ishin të pakontestueshme? (VIDEO)

Si përfundim në fjalën përfundimtare ish-prokurori, Metush Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza me arsyetimin e mungesës së provave, ani se në aktakuzë kishte theksuar se 13 provat e siguruara si dhe 6 deklaratat e dëshmitarëve, janë prova të pakontestueshme. Për këtë, “Betimi për Drejtësi” është paraqitur në zyrën e Birajt për të marrë versionin e […]

Prizren: Si prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kg marihuanë

“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin se si ish-prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogramë marihuanë. Çfarë dëshmohet në videoincizimin ekskluziv ku dëshmohet biseda mes ish-prokurorit dhe Shkodran Pulaj? Çfarë marrëveshje kishte për të zbehur provat e lëndës për të liruar të dyshuarin nga paraburgimi? Diskutimi për ryshfet […]

Liria pëson debakël në Prizren, reagojnë “Arpaxhikt”

Prizren: Reagojnë “Arpaxhikët” pas humbjes së thellë të Lirisë në Prizren 0:4 nga Gjilani. Kjo humbje pothuajse e fundos Lirinë. Pas 16 xhirove, Liria mbetet e fundit në Tabelë në Albi Mall Superligë me 9 pikë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Gjasat janë minimale për shpëtim nga rënia. A është ky një zhgënjim i prizrenasve adhurues […]

Konfiskohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm në Vermicë

Policia e Kosovës ka sekuestruar 270 kilogramë mish në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë. Sipas policisë, gjatë kontrollit në njërin automjet, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kilogramë mish, ku njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Ndërsa, në një tjetër automjet, gjatë kontrollit është gjetur dhe […]

A do t’ua falë Komuna e Prizrenit qytetarëve tatimin në pronë prej 100 eurove?

Pa vendim për faljen e tatimit në pronë ështe edhe komuna e Prizrenit. Drejtori i Financave, Sulltan Badalli për portalin “Front Online” ka thënë që nuk e dinë ende, pasi që kryetari është në udhëtim zyrtar. “Ende vendimin nuk e kemi marr, po e presim kryetarin një takim me bë, dhe e shohim më tutje […]

Shpallje: SHITET Super shtëpia në Prizren (foto)

Shtëpia ndodhet në rrugën “Faredin Hoti” ( ish-rruga e Red Bullit) Ka dy kate + nënkulm ( tërësisht e mobiluar me arkitekt – moderne ). Ka orientim nga Lindja. Sip. e truallit 3 ari. Afër 300 m2 banim. Me ngrohje qendrore dhe Klima. S’ka nevojë për asnjë investim – është e re. Shtëpia ka 5 […]

Prizren: Kjo është masa e gjykatës ndaj 4 të arrestuarve për gabitjen e argjendrisë në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për katër të dyshuarit për grabitjen në një argjendari në qytetin e Suharekës. Për tre prej të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e grabitjes, kurse personi i katër akuzohet për mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të […]

Prizren: Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit për grabitjen në Suharekë

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë arritur, nën përcjelljen e rreptë të policisë, katër të arrestuarit që dyshohen për pjesëmarrje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë. Nga gjykata deklarojnë se “kemi pranuar kërkesën për caktim të paraburgimit për 4 të pandehurit për veprat penale “grabitja dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armeve”. Burime të […]