20-12-2025

Prizren

Pamje të frikshme nga Prevalla, banorët në alarm: Zjarri po i afrohet shtëpive

Një ditë më parë, Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se zjarri në zonën turistike të Prevallës ende nuk është shuar plotësisht për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri po vazhdon të jetë aktiv, kështu kanë shkruar disa banorë në rrjetet sociale. Për më tepër një qytetare e shqetësuar ka thënë zjarri i është ofruar zonave […]

Prizren: Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpalli listën preliminare të OJQ-ve, përfituese të subvencioneve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të Komunës,  ka publikuar listën preliminare të OJQ-ve, përfituese të subvencioneve si dhe atë të projekteve të refuzuara, raporton Gazeta e Prizrenit. Listat, me të gjitha detajet, mund t’i gjeni në këto vegëza: Click to access Njoftim-nga-DUPMS-per-publikimin-e-listes-perfituese-te-OJQ-ve-per-vitin-2024.pdf dhe Click to access Njoftim-nga-DUPMS-per-publikimin-e-listes-se-OJQ-ve-qe-jane-refuzuara-per-vitin-2024.pdf

LDK në Prizren: Shaqir Totaj i dështuar, tash zjarr edhe në Zonën Ekonomike

Komunikata nga LDK: Reagimi me kohë i Lidhjes Demokratike në Prizren, për mosfunksionalizimin e Zonës Ekonomike dhe kthimit të asaj pjese në deponi mbeturinash dhe djerrinash nuk i bëri të reagojnë me kohë institucionet e qeverisjes komunale. Sot, pamjet tregojnë që kjo zonë është kapluar nga flakët. E gjitha shkaku injorimit të reagimeve tona si […]

Prizren: Digjen tri shtëpi banimi, nisin hetimet

Tri shtëpi banimi janë përfshirë nga zjarri në Prizren. Policia bën me dije se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale. “Zjarrvënie, Prizren: Është raportuar se nga zjarri janë djegur tri shtëpi banimi, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit  kanë dalë në vendin […]

Pensionohet krijuesi e profesori prizrenas, Ilam Berisha

Pas angazhimit 45 vjeçar, është pensionuar Ilam Berisha, krijues dhe njëherësh profesor në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Ymer Prizreni”. Disa nga librat e botuara të tij janë: Aromë poetike – poezi,  Masakra e Tusuzit (bashkautorësi me G Ajgerajn)-monografi, pastaj Ditari i luftëtarit – novelë, Krimet serbe në Lokalitetin e Vërrinit -monografi, etj. Berisha […]

Policë, zjarrfikës e vullnetarë bëhen bashkë për të shuar zjarrin në Prevallë

Për të shuar zjarrin në bjeshkët e Prevallës janë bërë bashkë zjarrfikës, policë e vullnetarë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me […]

Arrestime për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

Policia ka raportuar disa raste të arrestimeve lidhur me posedimin e paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, gjatë datës 10 gusht 2024. Referuar njoftimit, në Prizren, në rrugën “Remzi Ademaj”, rreth orës 01:25 janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po […]

AAK kritika qeverisjes Totaj për paaftësi, neglizhencë, keqmenagjim!

Komunikata e degës së AAK, së në Prizren: Papërgjegjshmëri totale e Komunës së Prizrenit në masakrën mjedisore që po ndodhë në perlën e maleve të Sharrit në Prevallë! Komuna e Prizrenit ndan vetëm 2.2% të buxhetit për Drejtorinë e Emergjencave dhe si rrjedhojë zjarrfikësit tanë nuk janë as për së afërmi të pajisur ashtu siç […]

Ujësjellësi në Prizren nis projekt urgjent për burimin e ujit në Nashec

Njoftimi nga kompania “Hidroregjioni Jugor”: Pas analizimit te gjendjes faktike dhe pas konsultimeve profesionale nga i gjithë stafi profesional i KRU-se dhe profesionalistëve te fushës ne nivel te Kosovës, kemi përgatitur urgjentisht një projekt për zgjidhje të përkohshme urgjente, me qellim kryesorë, Aftësimin e përkohshëm te kaptazhës së Burimit SOZI në Nashec. Pas përfundimit e […]

Aksident i rëndë në autostradë në hyrje të Prizrenit, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Vërmicë. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. “Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri […]