12-03-2025

Prizren

Kur parashihet largimi i lëmoshëkërkuesve nga Prizreni?

Imazhet e krijuara nga lëmoshëkërkuesit,  shumica prej të cilëve fëmijë,  që janë të përditshme në qendrën e Prizrenit “Shatërvan”, duket se do të mbesin edhe një kohë,  pavarësisht se për shumë qytetarë,  skena të tilla tashmë janë bërë të bezdisshme. Derisa qytetarë dhe përfaqësues të biznesit në qendrën e qytetit ankohen për shqetësimet e krijuara […]

Në Vërmicë arrestohet një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia ka njoftuar se një shtetas nga Shqipëria është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, afër Prizrenit, pasi ndaj tij kishte një urdhërarrestit ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Masakra e Krushës: Dëshmitari rrëfen si dëgjoi britmat e viktimave në kamionin e djegur

Kadri Muharremi nga Krusha e Vogël dëshmoi kundër Darko Tasiç që po akuzohet për krime lufte, raporton KALLXO.com Gjykimi ndaj të akuzuarit Darko Tasiç u përcoll nën masa të rrepta sigurie, me praninë e rreth 10 gardianëve dhe Policëve, ndërsa gjatë gjykimit kishte edhe momente tensioni. U desht ndërhyrja e kryetarit të trupit gjykues Artan […]

Taulant Kolloni ka nevojë për ndihmë

Taulant Kolloni, djali 29 vjeç nga Opoja ka nevojë për ndihëm tuaj. Ai që ka 3 nëntori gjendet në komë, ndërsa trajtimi i tij mund të bëhet vetëm jashtë vendit. Familja kërkon ndihmën e të gjithëve për shërimin e tij – në thirrjen më poshtë i keni të gjitha të dhënat: Të dashur familjar, miq, […]

Shpërndarja e druve për kategoritë sociale përcillet me ankesa

Komuna e Prizrenit këtë javë ka filluar shpërndarjen e druve për ngrohje për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, familjet skamnore, si dhe për tri institucionet që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar. Sasia e përgjithshme e cila është paraparë të shpërndahet për këto kategori arrin në 1.400 metra kub […]

Komuna fajëson kompaninë për mosintervenim në rrugët “Edit Durham” dhe “Enver Hadri” të Prizrenit

Banorët e rrugës “Edit Durham”,  që ndërlidhet me atë “Enver Hadri”, por edhe të tjerëve që u bie puna këndej,  sipas të gjitha gjasave këtë dimër do ta kalojnë duke ecur mbi asfaltin e gërvishtur. Kjo për shkak se operatori ekonomik, që ka fituar tenderin për këtë projekt,  ka vështirësi në furnizimin me lëndën e bitumit, […]

1.400 metra dru dedikuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve skamnore të Prizrenit

Një sasi prej 1.400 metra kub dru për ngrohje, ka filluar të shpërndahet këtë javë për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, familjet skamnore shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Po ashtu, referuar burimeve nga komuna e Prizrenit,  nga kjo sasi do të përfitojnë edhe tri institucione që merren me shërbime dhe përkujdesje ndaj personave me aftësi të kufizuar, […]

Arrestohet prizrenasi për posedim droge

Një person është arrestuar si i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 345.5 gramë. Sipas policisë,  rasti ka ndodhur në rr. “Tefik Qanga”, në Prizren, me ç’rast është konfiskuar edhe një peshore digjitale dhe një […]

Krimet e luftës në Krushë, dëshmi të reja kundër Darko Tasiqit (video)

Darko Tasiq u përballë sot me një dëshmitar bindës. Serbi që po gjykohet me akuzën për krime lufte u përball me rrëfimin e Kadri Muharremit, i cili ia tha në sy ta ketë parë duke shtënë me armë në kamionin e mbushur me civilë në Krushë të Vogël. Në këtë mjet, sipas Muharremit, kishte kufoma, […]

Gjashtë të porsalindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve gjashtë. 4 meshkuj 2 femra 3 lindje me operacion./GazetaePrizrenit.net/