27-11-2024

Prizren

Prizren: 47 persona arrestohen me urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 16-20 tetor  2023 ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave […]

Prizren: Rrjeti i vjetër, banorët e “Kurillës” pa ujë të pijes

Në Prizren, për shkak të rrjetit të vjetër të ujësjellësit në lagjen “Kurrilla”, banorët që i kanë shtëpitë në pjesën e sipërme, po përballen me mungesë të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm. Përfaqësuesit e Hidroregjionit Jugor thonë se në disa rrugë ka nisur sanimi i problemit, por vitin e ardhshëm do të zbatohet […]

Prizren: Ç’kërkoi Prokuroria dhe mbrojtja në gjykimin ndaj ish-drejtorëve komunal

Prokurori Mehdi Sefa ka kërkuar dënimin e të akuzuarve Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ganimete Babuna dhe Ares Shporta, të cilët po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare. Kurse, mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre. Levent Kasemi, ish-drejtor i Shërbimeve Publike, Fejzë Kabashi, ish-drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refik Shaqiri, ish-drejtor për […]

Prizren: Vrasja me thikë në Tusuz, ja ç’deklaroi eksperti për të akuzuarin

Nuk kemi vërejtur ndonjë çrregullim të shëndetit mendor-kronik te i akuzuari Haxhi Selmanaj. Ky është konstatimi i ekspertit të psikiatrisë, Jeton Zogaj nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në seancën e së enjtes ndaj Selmanajt që po akuzohet se më 2020 në lagjen Tusuz të Prizrenit e kishte therur për vdekje me thikë të […]

Prizren: Te pjesa e kino “Lumbardhi”, krijohet trotuar për këmbësorë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar për  realizimin e projekteve praktike dhe të rëndësishme për Prizrenin. Njoftimi i plotë: Po vazhdon realizimi i projekteve praktike dhe të rëndësishme për Prizrenin. Me dinamikë të shpejtuar po bëhet zgjerimi i rrugës “Remzi Ademaj”, në pjesën e Kinemasë “Lumbardhi”, ku, do të krijohet edhe trotuar për këmbësorë në anën […]

Prizren: Gati projekti i restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, përmes një postimi në facebook, njofton se QRTK ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”. “Prizreni është thesar i trashëgimisë kulturore! Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish […]

Prizren: 10 muaj nga vrasja në lokalin “Kobra City” , ende s’është ngritur aktakuza

Edhe pse kanë kaluar afër 10 muaj që nga vrasja e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, ku humbi jetën i riu nga Kukësi, V.C., Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë për këtë rast. Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, […]

Prizren: Ç’deklaroi i akuzuari se në emër të fajdesë ka përfituar mbi 125 mijë euro

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, i akuzuari Arton Hasani është deklaruar i pafajshëm për akuzën e Prokurorisë se nga i dëmtuari K.Sh., në emër të fajdesë ka përfituar 125 mijë e 500 euro. Hasani po akuzohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit K.Sh. të cilit i kishte dhënë 3 […]

Së shpejti në Spitalin e Prizrenit do të merret kimioterapia intravenoze

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin, anekënd vendit po mbahen fushata të cilat në fokus kanë diagnostikimin e hershëm si shpëtim i jetës. Nga Komuna e Prizrenit është bërë e ditur se së shpejti pacientët mund ta marrin kimioterapinë venoze, pasi ajo tabletare ka filluar tashmë. Fitore Zenelaj ka dalë fitimtare në luftë […]

Caktohet paraburgim ndaj pronarit të lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 200 persona në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të lokalit në Malishevë, ku u helmuan mbi 200 persona. Rastin e ka konfirmuar zëdhënsi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj. “Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në […]