11-05-2025

Prizren

Fillimin e vitit shkollor, opozita në Prizren e vlerëson si “të lënduar”

Në Prizren sot, ka nisur viti i ri shkollor 2018/19, të cilin opozita e ka kritikuar duke e vlerësuar si fillim “të lënduar “ për shkak të dështimit në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pastaj konkursit të papërfunduar për mësimdhënës, sikurse edhe paqartësisë rreth rivlerësimit të nxënësve me njësha në Shkollën e Mjekësisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. […]

Në Prizren përkujtohet Adem Demaçi

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është përkujtuar të dielën,  në një takim artistik kushtuar tij në Prizren,  ndërsa më këtë rast u tha se për një kohë, pas luftës ai ka jetuar në qytetin e Lidhjes Shqiptare, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Takimi “Homazh për Bacën” u organizuar  nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Agimi”, saj shkruan Demaçi […]

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë  së Vrrinit, Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Prizren, nis organizimin e aktiviteteve përkujtimore te Lapidari në Hoçë të Qytetit, ku do të vendosen buqeta lulesh. Ora 13:30 SHKA “Agimi” organizon takim artistik “Homazh për Bacën”, kushtuar  Adem Demaçit. (Lokalet […]

Limaj: Dëshmorët edhe të vdekur i shërbejnë atdheut

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në rajonin e Vrrinit, ka thënë se nuk ka vend të lirë pa varreza të dëshmorëve, sepse liria dhe dëshmorët, sipas tij, janë të pandashëm. “Liria e Kosovës është paguar shtrenjtë. Dëshmorët, sipas tij, edhe të […]

Thyhet Tyrbja në Gjonaj të Hasit

Një rast i tentimvjedhjes ka ndodhur në një tyrbe në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Policia e Kosovës ka njoftuar se panjohur kanë thyer derën, por nuk është vjedhur asgjë. Rasti  është duke u hetuar nga njësitë relevante, por nuk raportohet për të dyshuar, apo të arrestuar. Policia nuk ka treguar konkretisht se për […]

Xhevat Berisha – Mësuesi Hero

Më 1 shtator 1998 mësuesi Xhevat Berisha nuk filloi mësimin me nxënësit e tij për t’u dhënë dituri.  Ai këtë ditë për lirinë e nxënësve të tij dhe të gjithë Kosovës dha jetën, duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Lez. Ishte kjo ndër betejat më të mëdha të UÇK-së,  një […]

Komuna e Prizrenit konfirmon rrezikshmërinë nga qentë endacakë

Autoritetet e nivelit qendror të qeverisjes kanë vlerësuar rezultatet e deritashme të aksionit për trajtimin e qenve endacakë. Megjithëkëtë një prej problemeve më të raportuara nga qytetarët në Qendrën e thirrjeve të Komunës së Prizrenit ka të bëjë me agresivitetin e tyre dhe mundësinë e bartjes së sëmundjeve të ndryshme nga ta, shkruan sot Koha […]

Beteja për liri a vdekje në Vrri-Prizren, midis UÇK-së dhe forcave serbe

Shkruan: Zafir Berisha Një natë para ofensivës së shtatorit, kishim informacione për lëvizje të mëdha të trupave serbe rreth territoreve ku ne i kishim pozicionet tona. Megjithatë ushtarët tanë ishin vënë të gjithë në gjendje gatishmërie, pra të gjithë nëpër pozicionet e veta. Natyrisht edhe komanda e brigadës ishte e vënë në veprim sipas detyrave […]

Përkujtohen të rënët e Epopesë së lavdishme të Vrrinit

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, prej sot deri më 5 shtator do të organizohen një varg aktivitetesh. Në ditën e parë, sot më 1 shtator, në ora 10.00, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në ora 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja në Shadervan, ndërsa në […]

20 vjet nga Beteja e Vrrinit

Sot u mbushën 20 vjet nga Beteja e Vrrinit,  njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së. Beteja e shtatorit në Vrri, e vitit 1998 është e beteja e parë shqiptare  kundër forcave të armikut në shekullin XX në rajonin e Prizrenit. Forcat e UÇK-së në këtë betejë u komanduan nga Komandant Drini, që udhëhoqi Brigadën […]