14-07-2025

Prizren

Abrashi: Vetëvendosje parasheh masa deri te përjashtimi nga lista për kuvendarët “tyxharë”

Drejtues të Vetëvendosjes në Prizren, që përbën partinë më të madhe opozitare në Kuvendin Komunal, janë shprehur kundër qëndrimit të asamblistëve, të cilët votojnë sipas interesave personale, dukuri që siç është parë po shkon drejt normalizimit, raporton sot Gazeta e Prizrenit. Ai ka paralajmëruar masa në raste të tilla. Mbledhja e fundit e KK-së javën […]

Prizren: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për dhënie ryshfeti

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., (shtetas i Shqipërisë), i cili gjendet në paraburgim nga data 25.01.2024, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, i […]

Në Prizren ndërroi jetë Dr. Sherif Krasniqi, veteran i luftës së UÇK-së

Sot në Prizren, në moshën 61 vjeçare u nda nga jeta, doktor  Sherif Krasniqi, nga fshati Leskovec. Ai ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit. Dr. Krasniqi ishte i angazhuar edhe në mjekimin e plagëve të ushtarëve në dy luftëra, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Vrrinit, […]

Foto: Ish-shkolla e vjetër në Kushnin e Kabash të Hasit

Prej kësaj shkolle, pavarësisht objektit të vjetër dhe kushteve të atëhershme dolën disa kuadro të dëshmuara./ Gazeta e Prizrenit

A duhet Vetëvendosje, LDK e AAK në Prizren të distancohen nga kuvendarët “tyxharë”?!

E mërkura që shkoi tregoi gjendjen reale sa i përket forcës politike dhe rëndësisë së numrave në Kuvendin Komunal të Prizrenit (KK), që deri tash nuk e ka ndier qeverisja lokale e Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit. Dështimi i mbledhjes së rregullt për shkak të mosvotimit të rendit të ditës, tregon një situatë reale, kur […]

Prizren: Penguan zyrtarët policorë gjatë detyrës, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, ku të njëjtit dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës në Prizren. Tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar me procedurë të rregullt. “Rr. Sheh Emini, Prizren 02.02.2024 – 12:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që […]

Prizren: Liria prezanton kryetrajnerin e ri dhe rikthimin e një futbollisti

KF Liria e Prizrenit, sot ka prezantuar kryetrajnerin e ri që do ta drejtojë skuadrën, në stinorin pranveror, raporton Gazeta e Prizrenit.  Ai është turku Ali Gunes, i cili sipas njoftimit sot ka qenë prezent në stërvitjen e FC Liria. Ky është trajneri i dytë turk brenda këtij edicioni, pas Nedim Ygit, që u shkarkua […]

Prizren: Pritet “ringjallja” e rrugës “Marin Barleti” në qendrën e qytetit

Njëra nga rrugët e qendrës së Prizrenit, ajo “Marin Barleti”, së shpejti pritet të shndërrohet në lokacion tërheqës për qytetarë e vizitorë, përcjell Gazeta e Prizrenit. Rruga që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit ka nisur të revitalizohet vitin e kaluar, ndërsa sivjet pritet të përfundojë restaurimi i disa shtëpive. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe […]

Zhduket një femër në Prizren

Një femër është zhdukur në Prizren. Duke ju referuar familjarit, Policia njoftoi se nuk dihet vendodhja e saj,  raporton Gazeta e Prizrenit Raporti nga PK: PERSON I ZHDUKUR Prizren 31.01.2024, 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vend ndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore. […]

Prokuroria e Apelit e pranon kallëzimin penal të LDK-së ndaj ish-drejtoreshës së Shaqir Totajt (Dokument)

Prokuroria e Apelit të Kosovës – Departamenti i Krimeve të Rënda e ka pranuar si të bazuar kallëzimin penal të LDK-së në Prizren, kundër ish-drejtoreshës për Shëndetësi të Shaqir Totajt, Burbuqe Krasniqi-Berisha, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta e Prizrenit. Fillimisht ankesa ishte bërë në Prokurorinë e Prizrenit, por që kjo e kishte hedhur […]