07-06-2025

Qendrore

Agjenti i BIA-s dënohet me pesë vjet burgim për spiunazh

Është dënuar me 5 vite burgim, agjenti i Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksander Vllajiq, i cili pranoi fajësinë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa, për veprën penale “armëmbajtje pa leje” u dënua me 1000 euro gjobë. Aktgjykimi dënues është shpallur pak kohë pasi Vllajiq është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit fillestar që është […]

Kurti: Shtesat për lehona nga 170 prej këtij muaj do të rriten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat mujore për nënat lehona. Kurti ka thënë se shtesa prej 170 euro, do të bëhet 325.9 euro. Këtë vendim Kurti e bëri në mbledhjen e sotme të qeverisë.   “Qysh në fillim të mandat filluam skemën e shtesave për nënat […]

Dështon, as për herë të 21-të s’ka konstituim të Kuvendit

Edhe përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dështoi sot. Kjo pasi nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë. Në sallë të dielën ishin 90 deputetë. Pro votuan 53 deputetë, 1 kundër, abstenim nuk ka. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën me fillim nga ora 11:00./IO

As përpjekja e 20-të nuk çon në konstituim të Kuvendit

Ka dështuar për të 20-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë. Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë. Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi […]

Ushtarët amerikanë të KFOR-it stërviten me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë

Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) kanë realizuar një stërvitje tre-ditore në bashkëpunim me Asociacionin e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës. Kjo stërvitje synon të forcojë partneritetin me elementët e reagimit emergjent në Kosovë, të cilët janë thelbësorë për suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it. […]

Aktakuzë për korrupsion ndaj shtatë zyrtarëve dhe një personi përgjegjës të një kompanie në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., dhe B.J., të cilët i ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj D.N., për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik. Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës, më 4 gusht 2022 në kohë të […]

“Shihemi në seancën tjetër”, vazhdojnë reprizat në Kuvendin e Kosovës

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë. Sikurse edhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Propozimi nuk i mori […]

Hetime ndaj disa Përmbaruesve privat në Prizren

Në Prizren po zhvillohen hetime ndaj disa përmbaruesve. Referuar informacioneve në kontekst të hetimeve janë edhe dyshimet e mundshme që kanë të bëjnë me rastet në sektorin e arsimit, por edhe raste tjera, raporton Gazeta e Prizrenit. Burime të besueshme me kusht anonimiteti, thonë se hetimet kanë nisur për shkak të rritjes së përfitimeve nga […]

Kuvendi sërish pa kryetar, dështon edhe përpjekja e 17-të

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 17-të. Të shtunën, formimi i komisionit për votim të fshehtë mori vetëm 53 vota për dhe një kundër. Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30. Në fillim të seancës, deputetët me një minutë heshtje nderuan veprimtarin Ukshin Hoti – i cili […]

Ndërpritet seanca e 13-të e Kuvendit, pa ndryshim

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri.  Seanca e ardhshme është caktuar më 11 maj, nga ora 10:00.