09-11-2025

Qendrore

Gjykata nuk gjen shpifje në rastin e Gazmend Muhaxherit ndaj Ramush Haradinajt

Gjykata Themelore në Pejë e ka refuzuar si të pabazuar padinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Një gjë e tillë është vendosur të mërkurën nga gjykatësja Ganimete Puka, e cila ka thënë se arsyetimin e këtij aktgjykimi do ta nxjerr edhe me shkrim dhe i njëjti do tu dorëzohet palëve, […]

Sot ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka vendosur që sot në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës të mësohet për raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit […]

Deputetët e PE-së kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën

Pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Evropës, 22 anëtarë të Parlamentit Evropian nga grupe të ndryshme politike i kanë dërguar letër të hapur presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe përfaqësuesit permanent të Austrisë, Nikolaus Marschik, përmes së cilës kërkojnë heqjen e vizave për Kosovën pa vonesë. Ata i bëjnë thirrje Këshillit të […]

Prizren: Burg 75 personave, pasi nuk paguan dënimet me gjobë

75 personave, të cilët nuk kanë arritur ta paguajnë dënimin me gjobë, të shqiptuar në Gjykatën Themelore (GJTH-së) të Prizrenit, gjatë këtij viti dënimi u është shndërruar në burgim, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. S.Krasniqi nga Prizreni, tha se shkaku i mospagesës së gjobës nga një aksident trafiku, dënimi me gjobë i është shndërruar në burgim.”Nuk kisha mjete, […]

Blerim Kuçi afër dorëheqjes

Sekretari i i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi muaj më parë pati premtuar dorëheqjen nga posti i deputetit, nëse brenda këtij viti qeveria Haradinaj nuk arrin të realizojë premtimin për liberalizimin e vizave. “Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së Kuçi kishte thënë se ky zotim i […]

Kërkohen 200 gylenistë

Sipas Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë. Gjashtë prej tyre u deportuan në fshehtësi disa muaj më parë. Ata ishin drejtues të disa shkollave të njohura të hapura si pjesë e rrjetit të shkollave që financohen nga kleriku Fejtullah Gylen. Dërgimi i tyre […]

Hahn: Vizat besoj se hiqen më 2020, por mos u bëni peng i datave

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se BE-ja ka qenë e befasuar dhe e zhgënjyer me ngritjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, ndërsa sa i përket vizave kërkoi më tepër durim nga qytetarët e Kosovës, pasi, sipas tij, kjo çështje do të marrë kohë edhe për disa muaj. […]

Haradinaj s’tërhiqet nga taksa 100 për qind për mallrat serbe, as pas takimit me Hahnin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia do të hiqet nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, obligative ligjore për njohje të Kosovës nga Serbia. Në konferencën për media pas takimit me Komisionerin Evropian për Dialog dhe Zgjerim, Johannes Hahn, Haradinaj ka thënë […]

Kur parashihet largimi i lëmoshëkërkuesve nga Prizreni?

Imazhet e krijuara nga lëmoshëkërkuesit,  shumica prej të cilëve fëmijë,  që janë të përditshme në qendrën e Prizrenit “Shatërvan”, duket se do të mbesin edhe një kohë,  pavarësisht se për shumë qytetarë,  skena të tilla tashmë janë bërë të bezdisshme. Derisa qytetarë dhe përfaqësues të biznesit në qendrën e qytetit ankohen për shqetësimet e krijuara […]

Xhavit Haliti: E luta Rugovën që të bëhej Komandant i UÇK’së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti për herë të parë ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova. Haliti, teksa ka rrëfyer ngjarje për jetën e tij në “Personale” në tv Dukagjini ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të […]