08-11-2025

Qendrore

Arrestohet një zyrtar për keqpërdorim detyre, në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren të mërkurën pasi që ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Policia e Kosovës njofton se i arrestuari në cilësinë e personit zyrtar ka bërë falsifikim dokumenti. “N.N. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai në cilësinë e personit zyrtar ka bërë falsifikim dokumenti”, thuhet në njoftim. Me vendim të […]

47 aktakuza ndaj 50 personave gjatë 24-orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 47 aktakuza kundër 50 personave nga Prokuroritë themelore në Kosovë, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Sipas njoftimit, aktakuzat kanë të bëjnë me vepra të  ndryshme penale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të […]

Apeli miraton kërkesën e SBASHK-ut për kompensimin e orëve mësimore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Republikën e Kosovës ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka miratuar ankesën e tyre, duke prishur kështu aktgjykimin e Themelores në Prishtinë për kompenzimin e orëve të humbura mësimore, ku MASHT obligon personelin arsimor t’i kompensojë orët që ishin humbur gjatë grevës që zgjati […]

49 aksidente brenda 24- orëve, shqiptohen 1.583 tiketa për shkeljeje

Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 49 aksidente trafiku. 20 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 29 pa të lënduar.   Përgjatë të së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 583 tiketa për shkelje në trafik./Indeksonline/  

Florin Krasniqi: Kur Kurti ua kërkoi 20 mijë euro Devollëve, 10 mijë ia sollën në takim (Video)

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, gjatë një interviste televizive në T7, ka folur mbi raportet e tij me kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Krasniqi, që ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë detaje për një takim  mes tij dhe Albin Kurtit me biznesmenët e mirënjohur nga familja Devolli. Ai ka thënë se ka qenë prezent […]

Florin Krasniqi: E kam financu për tri vjet VV-në, Albin Kurti e ka ndarë partinë

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka qenë sot mysafir në emisonin PRESSING në T7. Ai ka folur rreth rolit të tij dhe kontributin e tij në luftën e fundit në Kosovë, por edhe për bashkëpunimin që ka pasur me Lëvizjen Vetëvendosje.   Krasniqi tha se qëllimi i tij në politikë ka qenë me nga Kosovën […]

PDK në Prizren kritika Vetëvendosjes,  që nga arsimi e deri të tenderët

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, përmes një reagimi ka akuzuar për një varg çështjes Vetëvendosjen në pushtet. Kritikat e PDK-së nisin nga arsimi, tenderët e madje edhe siç thuhet edhe përpjekjet përmes  presionit fetar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në vazhdim komunikata e plotë e PDK-së: Partia në pushtet Vetëvendosja në qytetin e Prizrenit, sa ka […]

Skandaloze: Biseda që shpërfaq inatet e Vjosës me Hazirin dhe Veliun, këtë të fundit e akuzon për diplomë

Një komunikim që Vjosa Osmani ka pasur me një gazetar kosovar, të cilin Indeksonline e publikon ekskluzivisht, zbulon urrejtjen e saj të madhe për 3 figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun. Osmani nuk i ka kursyer ofendimet e rënda për kolegët e saj nënkryetarë të LDK-së.   […]

Gjykimi për mashtrim me viza pune gjermane në Prizren, njëri i akuzuar kërkon përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues

Njëri nga tre të akuzuarit në rastin për dallavere lidhur me viza pune gjermane, Flamur Hoxha, ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani. Bashkë me Hoxhën, për shpëlarje parash, mashtrim, falsifikim të dokumentit dhe shmangie nga tatimi, akuzohen edhe Besim Rexhaj dhe Veprim Rexhepi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me këtë […]

Aksidentohet reperja Tayna

Reperja Tayna është askidentuar në Prishtinë mbrëmjen e sotme. Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli , e ka konfirmuar për Gazetën Express se artistja që ai e ka nën menaxhim është aksidentuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai tregon se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime […]