08-11-2025

Qendrore

Kthehet nga Haga Lulzim Kabashi, ja çfarë tha se ka dëshmuar (Foto)

Mbrëmë nga Gjykata e Hagës është kthyer në Prizren, Lulzim Kabashi, ish-komandant i batalionit të dytë të Brigadës 125 të UÇK-së (Zona Operative e Pashtrikut), shkruan ”Gazeta e Prizrenit”. Pos familjarëve, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në Prishtinë, si dhe në vendlindjen e tij në Korishë, Kabashit, që aktualisht është kryetar dege i AAK-së në […]

Kthehet ish-deputeti i VV-së Florin Krasniqi, ja cilën parti do ta përkrah

Biznesmeni Florin Krasniqi, ish-deputet i Vetëvendosjes, që jeton në Amerikë, është kthyer pas shumë kohësh direkt në fushatë. Ai është parë në tubimet e fundit të koalicionit PSD – AAK, derisa viteve të fundit ishte krejtësisht jashtë politikës. Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte Krasniqi, është ndarë në fund të vitit 2016, ndërsa i […]

Kujdes me përdorimin e ilaçit “Ranitidin”

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njoftoi sot profesionistët e shëndetit dhe pacientët për një shtim efekti anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidin” (Ranital) tabletë. Në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA- European Medicines Agency) është […]

Veseli i prekur thellë nga vdekja e Ajnishahe Halimit

Sot ka ndërruar jetë anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi. Pas këtij lajmi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook duke thënë se është thellësisht i prekur.   ”I prekur thellësisht nga vdekja e aktivistes së dalluar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe […]

Bundestagu voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Një debat për pak më shumë se gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE Deputetët gjerman kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e […]

Reagim i KMDLNj-së për vdekjen e një të dënuari në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Reagimi: “Me datë 26.09.2019 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë Z. Ll i lindur më 29.12.1942, i dënuar për vrasje të rëndë dhe në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës nga viti 2014. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit dhe marrëveshjes me Ministrinë […]

21 emigrantë shqiptarë marrin peng anijen angleze

21 emigrantë shqiptarë u strukën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë panik të ekuipazhit, i cili i përbërë nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios. Shqiptarët, saktësisht 19 burra dhe 2 fëmijë i druheshin kontrollit dhe ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve. Emigrantët u fshehën në anije […]

A po e humb Vetëvendosja edhe drejtimin e Kuvendit të Prizrenit?

Dështimi i mbledhjes së djeshme të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit,  tregoi krijimin e një realiteti të ri në Prizren. Lëvizja  Vetëvendosje me partnerët qeverisës LDK-në dhe partitë e komunitetit boshnjak e turk, nuk i ka votat as për të mbajtur mbledhje,  e lëre më për të marrë vendime, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Para organit më […]

Dështim pas dështimi, Kosova humb edhe një afat për vizat

Komisioni LIBE ka mbështetur rinisjen e negociatave teknike me Këshillin e BE-së për heqjen e vizave për Kosovën. Por pavarësisht kësaj, sipas ekspertëve të integrimit, Kosova tashmë ka humbur shansin për ta finalizuar procesin e liberalizimit përgjatë këtij viti, shkruan gazeta “Zëri”. Më 24 shtator 2019, Komisioni i Parlamentit Evropian për Drejtësi, për Punë të […]

Vendimi i ARKEP: Numrat e Z-Mobile i jepen Valës

Bordi Drejtues i ARKEP ka vendosur për numrat e operatorit Z-Mobile pas përfundimit të kontratës me operatorin VALA. Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur që këto numra t’i kalojnë Telekomit të Kosovës, raporton Express. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat […]