10-05-2025

Rajonale

Babë e bir dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e ndodhur vitin e kaluar në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e N.V., në shtator të vitit të kaluar në Rahovec. Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, […]

Parashikimi i motit për të shtunën – 14.09.

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, ndërsa gjatë ditës reshjet do të mbesin më të izoluara. Në zonat e thella malore, kryesisht në perëndim, veriperëndim dhe […]

Aktakuzë ndaj një zyrtari në Komunën e Mamushës, falsifikoi dokumente

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në paraburgim nga data 05.03.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” , […]

Moti: Ndryshime javën e ardhshme, ulje e temperaturave e përmbytje, madje borë në zonat malore

Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë gjithë verës, më në fund shihen sinjale për ndryshim drastik të motit, kjo si pasojë e një mase të fuqishme që pritet të “shkëputet” nga Arktiku. Nën këto kushte, paraprakisht do të kemi depërtimin e cikloneve që vijnë nga Afrika Veriore, të cilat tashmë kanë […]

Hapet zyrtarisht “Hardh Fest” me prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit

Ka nisur të premten festivali tradicional i vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit në kuadër të këtij festivali. Pas këtij aktiviteti do të mbahet edhe ceremonia e […]

Ngjarjet e sotme në rajonin e Prizrenit

Ora: 08:00 – 16:00 Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë, më kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. (Drejtoritë Rajonale/ Stacionet policore) Ora 11:00 Në nderim të punës dhe veprës së Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog, Spitali i Përgjithshëm në Prizren organizon Akademi përkujtimore. […]

Një fëmijë vdes aksidentalisht në Suharekë

Një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht në Suharekë më 31 gusht. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve. “VDEKJE AKSIDENTALE- Suharekë / 31.08.2024-19:45. Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur […]

Arrestohen tre të dyshuar për tentim vrasjen me kallash në Suharekë

Policia njoftoi se sot pati të shtëna me armë zjarri në fshatin Topliçan të Suharekës, ku disa persona po dyshohen se kanë gjuajtur në drejtim të lokalit me muzikë live ‘Engjulli’. Incidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme dhe shtatë persona mbetën të lënduar – njëri prej të cilëve u qëllua […]

Në një lokal nate në Suharekë, plagoset një person e lëndohen gjashtë të tjerë

Një person është plagosur me armë zjarri dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të një lokali ku ishin duke qëndruar. E gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në fshatin Topliqan të Suharekës. Policia ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për […]

Definohen detajet e fundit për rrugën Tetovë – Prizren, Kasami: Edhe komuna do të ndajë buxhet

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se në bashkëpunim me Qeverinë, do të mundohen që rrugën Tetovë-Prizren, ta realizojnë përmes tunelit prej 6 kilometrave. Kasami tha se ka opsion që fshati Vejcë të lidhet me segmentin e kësaj rruge përmes një rruge ekzistuese. “Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.