02-08-2025

Qendrore

Dënohen me nga 15 vjet burgim Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq të akuzuar për kri*me lufte e dhu*nim sek*ual

Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq të akuzuar për krime lufte, e dhunim seksual janë dënuar me nga 15 vjet burgim të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjykimi në këtë rast është zhvilluar në mungesë të të akuzuarve. Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, ata kanë kryer edhe krime të tjera […]

Temperatura ekstreme në Kosovë – ja cili qytet sot, shënoi rekord prej 42.5°

Sipas matjeve zyrtare nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot (25 korrik 2025) në Kosovë janë regjistruar vlera jashtëzakonisht të larta të temperaturës, që në disa qytete kanë arritur nivele rekorde historike, përcjell Gazeta e Prizrenit. 📍 Rekordi i ditës u shënua në Klinë, ku sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orën 15:00 janë […]

55 kandidatë për gjyqtarë me sukses kaluan testet nga fusha penale dhe civile

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka publikuar rezultatet e fazës së testimit me shkrim për kandidatët për gjyqtarë nga fusha penale dhe civile, ku 55 kandidatë kanë arritur të kalojnë me sukses. Ndryshe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar procesin e testimit nga fusha penale dhe civile të mbajtur me datë 19 respektivisht me 20 korrik […]

Përfundon takimi Kurti-Limaj

Ka përfunduar tashmë takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.   Deri më tani nuk dihet nëse palët janë marrë vesh për dalje nga ngërçi politik në këtë takim. /eo/   Lexo edhe: https://gazetaeprizrenit.net/lypesare-nje-imazh-i-keq-per-prizrenin/    

Ish-kryeministri Agim Çeku dhe 9 të tjerët dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si ‘Veteranët’. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Gjykata vendosi që […]

KQZ jep detaje se si mund ta ndërroni Qendrën e Votimit nga një komunë në tjetrën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me sqarime në lidhje me mundësinë e ndryshimit të Qendrës së Votimit nga një komunë në tjetrën, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. KQZ ka shpjeguar se ky ndryshim nuk mund të bëhet drejtpërdrejt nga institucioni, por kërkon një proces tjetër të lidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit […]

“Shaqa” sikur “Myta” ( pjesa 1 )

Dy kryetarët e fundit të Prizrenit, Mytaher Haskuka (LVV) dhe Shaqir Totaj (PDK), i karakterizojnë disa gjurmë të përbashkëta gjatë qeverisjes lokale. Haskuka, me gradën doktor shkence dhe një karrierë akademike, u pa fillimisht si një shpresë për përmirësim. Ndërkaq Totaj, gjatë kandidimit për kryetar, ngjalli debat me prezantimin e vetes si menaxher “me diplomë […]

Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990 si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit të vendit. Përmes një postimi të presidencës në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e Deklaratës Kushtetuese të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të mbyllura dhunshëm nga […]

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të komunave të Mitrovicës dhe ministra të kabinetit qeveritar, ka vendosur të martën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale. Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u zhvillua me […]

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje parash – ia sekuestron pasurinë rreth 400 mijë euro

Prokuroria Speciale ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit G.S. për veprën penale “shpëlarje e parasë”, sipas nenit 56, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Sipas aktakuzës, G.S. akuzohet se gjatë periudhës 2019-2023, duke qenë i vetëdijshëm se shuma prej […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.